Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

1 MAJI: Një perspektivë feministe

Postuar me 01/05/202022/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

1 maji shënon një nga simbolikat më të fuqishme të organizimit politik të punëtorëve dhe shënon potencialin revolucionar në zhdukjen e rendit kapitalist si organizim politik, ekonomik e shoqëror që ndërtohet mbi shtypje dhe zvetnim individual e kolektiv të forcës punëtore. Kjo ditë, para së gjithash, fton për organizim, solidaritet, rezistencë e luftë të përditshme kundrejt padrejtësive.

Në 1 majin e vitit 2020, në pamundësi të manifestimit në rrugë, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist zhvilloi një diskutim virtual për Ditën e Punëtorëve/eve, për të reflektuar mbi lëvizjen punëtore, gjendjen e punëtorëve/eve në kushtet e kapitalizmit dhe disa nga dimensionet kyçe të cilat paraqesin bazën e kritikave të artikuluara në teoritë e majta feministe.

Duke i parë kapitalizmin dhe patriarkatin si forca që ndërveprojnë dhe e mirëmbajnë njëri-tjetrin, diskutimi vuri në fokus disa nga dimensionet kryesore të trajtimit të punës në kapitalizëm, dinamikave të pushtetit që krijon ky sistem dhe do të argumentojë mbi atë se çka e bënë kapitalizmin shqetësim serioz feminist. Nga ky këndvështrim, u diskutua ndër të tjera, për problemet strukturore të krijuara nga politikat neoliberale, logjikës së kapitalit dhe organizimit gjinor të punës që manifestohen në dominim shoqëror të pakicës së pasur ndaj shumicës punëtore. Përmes konsideratave feministe, u fol gjithashtu për alternativat teorike dhe praktike të majta feministe për çlirim klasor dhe gjinor dhe krijimin e një shoqërie të lirë dhe të drejtë.

Folëse në këtë diskutim ishin:
Liri Kuçi – politologe dhe aktiviste feministe
Mirishahe Syla – studiuese e çështjeve gjinore dhe aktiviste feministe.

Diskutimi i plotë: 

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën punëtore
    Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën…
  • Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
    Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
  • Lexime feministe: Feminizmi marksist i Aleksandra Kollontai
    Lexime feministe: Feminizmi marksist i Aleksandra Kollontai
  • A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?
    A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Amia Srinivasan: A kanë të gjithë/a të drejtë për seks?
  • Angela Davis mbi dhunën dhe revolucionin
  • Politika e solidaritetit dhe emancipimi shoqëror
  • Silvia Federici: Militantizmi i hareshëm i feminizmit
  • Aksion në Prishtinë: Ku është shteti socialdemokrat?

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2022 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb