Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

30 vjetori i teorisë së ndërthurjes

Postuar me 17/12/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në dhjetor, Kolektivi mbajti diskutim me Lirika Demirin, Blerta Avdilin dhe Adelina Tërshanin mbi 30 vjetorin e teorisë së ndërthurjes.

Përmes konsiderimit të historisë së teorisë, panelistet e shqyrtuan ndërthurjen si praksë e cila mundëson analizën, njohjen dhe definimin e shtypjeve të shumëfishta në kushte patriarkale. Duke e trajtuar ndërthurjen në kontekstin e epistemologjisë dhe praktikës feministe, përgjatë gjithë diskutimit u diskutua rreziku që kanoset nga pretendimet feministe që nuk e njohin kompleksitetin e formave të shtypjeve dhe identiteteve shtypëse, rrezik ky që i sfidon në esencë idealet feministe të çlirimit dhe barazisë.

Diskutimi u fokusua kryesisht tek trajtimi i teorisë nga prizmi historik, përmbajtësor si dhe aplikueshmërinë e saj në lëvizje feministe, si mjet të analizës së shtypjeve dhe presidpozitë fundamentale për definimin e formave të çlirimit. Duke iu referuar teorisë origjinare të Kimberlé Crenshaw të shtruar në artikullin “Demargjinalizimi i ndërthurjes së racës dhe seksit: Një kritikë e feminizmit të grave të zeza ndaj doktrinës së antidiskriminimit, teorive feministe dhe politikave antiraciste” u trajtua ndërthurja si reagim ndaj reduktimit të shtypjeve të shumta, në shtypje thjesht gjinore.

Përmes pozicionit feminist, u shtrua nevoja për kritikë të vazhdueshme brenda lëvizjes feministe me qëllim të qendërzimit të të menduarit ndërthurës dhe shndërrimit të saj në agjendë politike feministe. Kjo pasi që, sipas panelisteve, ndërthurja mundëson njohjen e raporteve hierarkike dhe shtypjeve të shumëfishta që gratë mund të përjetojnë si pasojë e identiteteve që ato bartin, qoftë ky identitet racor, klasor, gjeografik, aftësitë fizike, orientimi seksual e të tjera. Devijimi nga parimet ndërthurëse, rezultojnë në dështimin për të njohur aspektet e shumta të identiteteve dhe ndërthurjen e tyre pamundëson arritjen e barazisë dhe i zvetnon gratë që u përkasin grupeve identitare të caktuara.

Tutje, përmes observimeve personale, folëset problematizuan identitete si raca, pozicionimi gjeografik dhe seksualiteti që përveç gjinisë janë shtypëse. Duke e theksuar në mënyrë të veçantë në kontekstin e Kosovës, u reflektua mbi mundësitë e përkthimit të ndërthurjes në parim të lëvizjen(et) feministe në Kosovë. Në këtë linjë, u shtrua kritika mbi sistemet shtypëse si dhe u theksuan problemet që e sfidojnë mundësinë e një feminizmi ndërthurës në Kosovë.

30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
30 vjetori i teorisë së ndërthurjes - 17 dhjetor 2019
Shpërndaje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb