Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Aksion: Drejtësi për gratë!

Postuar me 26/06/202023/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Burrat po i dhunojnë, përdhunojnë dhe vrasin gratë, ndërsa shteti po hesht. Në Kosovë vazhdojmë të tronditemi nga dhuna sistematike që po iu bëhet grave e cila herë-herë po përfundon me vrasje. Në anën tjetër vazhdojmë të ndihemi çdo herë e më të rrezikuar/a për shkak të mos-reagimit nga shteti. Kjo dhunë ndaj grave është thellësisht gjinore si dhe mos-reagimi shoqëror e institucional është thellësisht patriarkal.

Paternalizmi institucional po i shtypë dhe vret gratë. Shteti vazhdon të rreshtohet në anën e të fortëve, të cilët grabisin mirëqenien ekonomike të grave dhe i shtypin ato deri në vrasje duke thelluar kështu pasigurinë, pabarazinë gjinore, padrejtësinë. Gratë vazhdojnë të dhunohen, përdhunohen e vriten veç pse janë gra. Ndërsa burrat që dhunojnë, përdhunojnë e vrasin, amnistohen sepse janë burra.

Pasiguria e thellë që po ushqehet tek gratë brenda shtëpisë, në rrugë e në institucione është krim dhe këtu shteti është bashkëfajtor. Andaj ne e kundërshtojmë dhe e denoncojmë këtë praktikë shtypëse e cila po e legjitimon krimin dhe nuk po i mbron viktimat. Ne do të vazhdojmë të rezistojmë dhe të luftojmë për një shoqëri ku secila e secili është e/i lirë dhe ka një jetë të dinjitetshme.

Aksion: Drejtësi për gratë!
Aksion: Drejtësi për gratë!
Aksion: Drejtësi për gratë!
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Protestë: Drejtësi për gratë e vrara
    Protestë: Drejtësi për gratë e vrara
  • DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN!
    DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN!
  • E drejta për tubim publik, po aq vitale për demokracinë sa të ushqyerit për njeriun
    E drejta për tubim publik, po aq vitale për…
  • A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?
    A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb