Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

AKSION: KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE

Postuar me 15/10/202115/12/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Gjykata në Pejë sot ka marrë vendim ta dënojë një person me 8 muaj e 8 ditë burgim për përdhunimin në grup të një vajze 15 vjeçare. Dënim ky të cilin krimineli e ka vuajtur tashmë në paraburgim vite më parë.

Ky vendim, i cili vjen pas 10 vitesh nga krimi, nuk mund të lexohet ndryshe veç se se si një akt tjetër i dhunës së institucionalizuar ndaj vajzave dhe grave i cili nisë nga celula e familjes, për të marrë formën më të ashpër tek institucionet më të larta shtetërore. Teksa shteti i Kosovës vazhdon të sillet e të veprojë kundër të gjitha ligjeve të cilat i ka nxjerrë vetë, “drejtësia” është duke punuar kundër grave e në favor të dhunës e dominimit, duke amnistuar burrat kriminelë. Ndonëse Kodi Penal, sanksionon se dhunimi seksual është i dënueshëm me 5 deri në 20 vite burgim, Gjykata Themelore në Pejë, abuzon me diskrecionin e saj në kurriz të vajzave dhe grave. Kjo qasje paternaliste, ku dhunuesit krijohen e mirëmbahen është duke e bërë trupin e vajzave dhe grave çdo herë e më lehtë të cënueshëm e duke i shndërruar burrat në kriminelë -dhunues të vajzave dhe grave.

Dhënia e këtij dënimi jolegjitim, teksa e lë në liri kriminelin, na vendosë të gjitha vajzave dhe grave në gjendje pasigurie. Megjithatë, ky vendim përveç që na tronditë dhe na frikëson, është duke na dhënë sinjale që ne duhet të organizohemi për ta fituar sigurinë tonë dhe për të jetuar pa frikë dhe të lira nga dhuna e shumëfishtë institucionale.

Përderisa shteti është kundër nesh e për dhunë, ne do të rezistojmë edhe kundër tij e çdo institucioni që ushqehet me shtypje e që në fund derivon përdhunim e vrasje të vajzave e grave.

Aksion në Gjykatën në Pejë
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion në Prishtinë: Ku është shteti socialdemokrat?
    Aksion në Prishtinë: Ku është shteti socialdemokrat?
  • Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk është marre, është akt rezistence
    Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk…
  • Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?
    Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren…
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM
    Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb