Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Postuar me 25/11/202225/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
 
Sonte u bëmë bashke me aktiviste nga Ferizaji për t’i lënë mesazhe qytetareve/ëve që dhuna ndaj grave është krim dhe për të ftuar në kundërshtim të organizuar të çfarëdo dhune patriarkale.
 
Së fundmi lajmet për dhunën me bazë gjinore nga çdo anë e Kosovës janë shndërruar në lajme ditore. Kronikat që tregojnë përdhunime të vajzave, grave e djemve nga burrat, dhunën në familje e vrasje makabre të grave janë bërë konstantja e krimeve të ditura. E emëruesi i përbashkët i tyre është dominimi burrëror mbi vajzat dhe gratë dhe maskuliniteteve të nënshtruara i cili mbahet me dhunë e shtypje, deri në vrasje. Përhapja alarmante e dhunës dhe normalizimi i saj në çdo celulë të organizimit publik a privat është sinjali i fundit që tregon që ky rend gjinor ndërtohet mbi dhunë dhe në kurrizin e grave dhe grupeve tjera të shtypura. Si i tillë duhet shembur një herë e mirë, për t’u çliruar nga dhuna.
 
Parullat e sontme përveç denoncimit të krimeve të gjinizuara, përçojnë edhe mesazhe solidariteti për vajzat dhe gratë dhe ftojnë të marrim forcë nga njëra-tjetra në luftën e përbashkët nga dhuna patriarkale. Ne ftojmë në organizim nga poshtë për ta kundërshtuar dhunën ndaj nesh dhe në mos-normalizim të dhunës.
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk është marre, është akt rezistence
    Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk…
  • Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar
    Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar
  • Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?
    Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren…
  • AKSION: KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE
    AKSION: KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb