Atë që nuk arritëm ta mbaronim mbrëmë në ndërtesën e Qeverisë për shkak të ndërhyrjes brutale të Policisë, e përfunduam sonte në institucionet tjera.
Dhuna ekonomike ndaj grave e cila veç sa është duke u shtuar përgjatë pandemisë, për fajtorë ka të gjitha insitutcionet publike. Ato në vend të mbrojtjes së punëtoreve/ëve, po rreshtohen në anën e privatnikut. Largimi nga puna i 1500 grave shtatëzëna nga puna përgjatë vitit 2021është veç alarm i cili po tregon për shtypjen e shumëfishtë që grave iu bëhet në tregun e punës. E ky alarm përveç shparfaqjes së dhunës sistemike ndaj grave, thërret në organizim e revoltë të grave punëtore, me apo pa kontratë pune. Nga çdo hapësirë, ne i themi shtetit që ne duam punë, siguri e mirëqenie, jo subvencionim të riprodhimit.
Shpërndaje