Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në revoltë ndaj shtypjes që oligarku Samir Mane u ushtron punëtorëve/eve, zhvilloi një aksion protestues pranë bizneseve në pronësi të Mane-s në Kosovë duke shpërndarë pamflete që bëjnë thirrje për bojkot të bizneseve të tij. Kolektivi konsideron që shtypja e punëtorëve është universale dhe është një nga shqetësimet kyçe feministe. Si e tillë, ajo duhet kundërshtuar dhe luftuar në të gjitha frontet feministe, në solidaritet.
Samir Mane shtyp punëtoret/ët në Kosovë e Shqipëri.