Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Aksion te Këshilli Prokurorial i Kosovës

Postuar me 14/09/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Hyrjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës sot e mbyllëm me dy shirita të cilët kërkojnë KPK-së shkarkimin e prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.
 
Përdhunimi i 11 vjeçares nga 5 djem e burra muajin e kaluar ka qenë i parandalueshëm. Ai nuk do të ndodhe sikur prokurori i rastit, Ruhan Salihu ta kryente punën e vetë në qershor kur ishte raportuar përdhunimi i së miturës nga 6 persona. Të paktën dy raste të krimeve seksuale janë të njohura për ne ku Ruhan Salihu ka qenë prokuror dhe ka dështuar ta trajtojë me seriozitetin e duhur. Në rastin e parë, mostrajtimi i raportimit të përdhunimit të 11 vjeçarit ashkali, Kujtim Veseli, ia mori jetën atij në vitin 2019. E në rastin e dytë, e mitura përdhunohet sërish. Me dy raste që ne i dijmë ku Ruhan Salihu ka dështuar ta kryejë punën e vetë, duke u bërë kështu bashkëfajtor në dhunim dhe vrasje, ai ende vazhdon të punojë i pashqetësuar, duke paraqitur kështu rrezik të mëtejshëm për sigurinë e të gjitha/ëve neve. Fakti që Ruhan Salihu ende është prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës na shqetëson tej mase dhe na bënë të hezitojmë t’i drejtohemi institucioneve publike në Kosovë.
 
Tutje, dështimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për ta trajtuar drejt rastin e të miturës dhe kapjen e kriminelëve, për ne e vë në pikëpyetje të gjithë ekzistencën dhe besueshmërinë e këtij institucioni. Në këtë pikë, trajtimi i rastit të 11 vjeçares duhet t’i hiqet nga kompetenca Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe t’i kalohet Prokurorisë Speciale, pasi që e ajo ka dështuar ta kryejë punën e vetë e që çoi në përdhunimin e dytë të së miturës. Ne nuk mund të presim edhe një lëshim tjetër të kësaj Prokurorie, për ta ilustruar dhe më tej mos trajtimin e duhur të krimeve seksuale. E këtu duhet dhënë llogari kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Ky i fundit është gjithashtu përgjegjës për lëshimet e një pas njëshme të prokurorëve dhe rrezikimin e më tejshëm të jetës së vajzave dhe grave.
 
Rasti i 11 vjeçares është veç pak nga përvoja e trajtimit që të mbijetuarat e dhunës e marrin nga institucionet publike, ndër to dhe prokuroria. Andaj, ne nuk mund ta lëmë këtë rast të mbetet veç një shok kolektiv tre ditor dhe asgjë më tepër. Ne nuk mund të qetësohemi deri sa të shohim sanksione, shkarkime dhe përgjegjësi nga Prokuroria dhe institucionet tjera.
 
Andaj, sot ne i shpallëm Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtyre institucioneve mirëmbahen dhe riprodhohen prokurorë neglizhentë, seksistë e racistë që më pas shndërrohen edhe në bashkëfajtorë të krimeve me bazë gjinore. Gjithashtu, ne e ritheksojmë që ne do të vazhdojmë të protestojmë deri sa:
1. Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu;
2. Këshilli Prokurorial të shkarkojë kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi
3. Këshilli Prokurorial të kërkojë heqjen e lëndës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Protestë te Këshilli Prokurorial
    Protestë te Këshilli Prokurorial
  • Aksion pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës
    Aksion pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • Aksion: Në solidaritet me minatorët e Bulqizës
    Aksion: Në solidaritet me minatorët e Bulqizës
  • Aksion në Mitrovicë: Kundër dhunës ndaj grave
    Aksion në Mitrovicë: Kundër dhunës ndaj grave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb