Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Aksion te Prokuroria e Shtetit: SHTETI IA KA MARRË JETËN LIRIJE QERIMAJT

Postuar me 29/07/202225/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Me 5 janar, Skënder Qerimaj e vrau Lirije Qerimajn. Me 1 janar, Lirije Qerimaj e raporton në polici dhunën nga bashkëshorti dhe kërkon udhër-mbrojtje. Përkundër kësaj kërkese, prokurorja e rastit, Stojanka Kasaloviq e lë të lirë Skënder Qerimajn, duke ia mundësuar vrasjen e Lirijes. Më vonë, prokurorja e rastit Stojanka Kasaloviq merr vetëm vërejtje me shkrim për neglizhimin e saj që ia mori jetën Lirijes.
 
Dështimi i shtetit për t’i dalur në mbrojtje Lirijes kur ajo kishte kërkuar, e bënë bashkëfajtore atë në vrasjen e saj. Prokurorja Kasaloviq në këtë rast e përfaqëson dorën e shtetit e cila refuzon të përgjigjet kur vajzat e gratë kërkojnë siguri e ndihmë.Mosndëshkueshmëria e saj na jep sinjal që shteti vazhdon të mos i shoh e dëgjojë vajzat e gratë, duke i lënë kështu në alarm dhe pasiguri të thellë, e shpesh edhe të vrara.
 
Ne nuk mund ta kthejmë në jetë Lirijen por mund ta ndalojmë përfundimisht keqtrajtimin e grave nga burrat, shoqëria e shteti. E ky zinxhir torturash e femicidesh, mund dhe duhet të këputet nga institucionet. Ndëshkimi i zyrtarëve/eve që dështojnë t’i mbrojnë gratë, deri në disiplinim mund të jetë fillimi. Largimi nga puna i prokurores Stojanka Kasaloviq nga Këshilli Prokurorial është një hap. Burgimi maksimal për Skënder Qerimajn është një hap tjetër. Që të ketë drejtësi për Lirijen, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune.
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk është marre, është akt rezistence
    Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk…
  • Lexime feministe: Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit
    Lexime feministe: Origjina e familjes, pronës…
  • AKSION: KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE
    AKSION: KËTU, SHTETI ËSHTË ARMIKU I VAJZAVE DHE GRAVE
  • Aksion në Prishtinë: Ku është shteti socialdemokrat?
    Aksion në Prishtinë: Ku është shteti socialdemokrat?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb