Një vit më parë pranova që të merrja pjesë në një konferencë të Institutit për Studime Humane të Universitetit të New Yorkut, me dakordimin që unë të komentojë mbi punimet që diskutojnë rolin e dallimeve në jetët e grave amerikane: dallimet racore, në seksualitet, klasë dhe moshë. Mungesa e shqyrtimit të këtyre konditave dobëson çdo diskutim feminist të personales si dhe politikës.
Është posaçërisht arrogancë akademike të supozohet ndonjë diskutim i teorive feministe pa i shqyrtuar dallimet tona të shumta dhe pa përfshirë perspektivat dhe kontributin e theksuar prej grave të varfëra, të zeza, grave të Botës së Tretë dhe lezbikeve. E prapë unë qëndroj këtu si feministe e zezë dhe lezbike, e ftuar për të komentuar brenda panelit të vetëm të kësaj konference ku përfaqësohet kontributi i feministeve të zeza dhe lezbikeve. Çfarë kjo tregon për vizionin e kësaj konference është e trishtë, në një shtet ku racizmi, seksizmi dhe homofobia janë të pashkëputshme. Kur e lexon këtë program mund të supozosh se gratë lezbike dhe të zeza nuk kanë asgjë për të thënë rreth ekzistencializmit, erotikës, heshtjes dhe kulturës së grave, zhvillimit të teorisë feministe apo heteroseksualitetit dhe pushtetit. Dhe cfarë do të thotë kjo në terma personal dhe politik kur edhe dy gra të zeza që prezantuan këtu, u gjetën tekstualisht në momente të fundit? Çfarë do të thotë kjo kur mjetet e patriarkatit racist përdoren për të shqyrtuar frytet e po të njëjtit patriarkat? Kjo do të thotë se vetëm parametrat më të ngushta të ndryshimit janë të mundshme dhe të lejueshme.
Mungesa e çfarëdo shqyrtimi të ndërgjegjes lezbike ose vetëdijes së grave të Botës së Tretë le një boshëllok serioz në mes të kësaj konference dhe punimeve të prezantuara këtu. Për shembull, në një punim mbi marrëdhëniet materiale midis grave, unë hasa në një model përkujdesjeje që tërësisht i hodhi poshtë njohuritë e mija si një lezbike e zezë. Në këtë punim nuk pati asnjë ekzaminim të të përbashkëtave ndërmjet grave, të sistemeve mbështetëse të përbashkëta apo ndërvarësive ashtu siç ekziston midis lezbikeve dhe grave të identifikuara si gra (ang. women-identified women) . Prapë është veç në modelin patriarkal të përkujdesjes ajo se gratë ‘’të cilat tentojnë ta emancipojnë veten paguajnë ndoshta çmim shumë të lartë krahas rezultateve”- siç thotë ky punim.
Për gratë, nevoja dhe dëshira për ta përkrahur/rritur njëra-tjetrën nuk është patologjike por lehtësuese dhe pikërisht brenda asaj dije duhet rizbuluar fuqia jonë e vërtetë. Është pikërisht kjo lidhje aq reale nga e cila frikësohet bota patriarkale. Vetëm brenda kësaj strukture patriarkale amësia është e vetmja fuqi e cila i’u njihet grave. Ndërvarësia ndërmjet grave është rruga drejt një lirie që lejon “Un-in” të jetë, jo me qëllim të shfrytëzimit por që të jetë krijuese. Këtu është dallimi në mes të qenit, qenie aktive dhe pasive.
Të avokuarit thjesht për tolerancë ndaj dallimeve mes grave është reformimi më vulgar i mundshëm. Është mohim total i funksionit krijues të dallimeve në jetën tonë. Dallimi nuk duhet që thjeshtë të tolerohet por të shihet si një fond i polarizimeve të domosdoshme, në mësin e së cilave, kreativiteti mund të lindë sikur dialektikë. Vetëm atëherë nevoja për ndërvarësi bëhet më pak e rrezikshme. Vetëm brenda asaj ndërvartësie të dallimeve të forta, të pranuara dhe të barabarta, mund tw gjenerohet fuqia për të kërkuar mënyra të reja të të qenurit në botë si dhe kurajo dhe mbështetje për të vepruar aty ku nuk ka statute.
Brenda ndërvartësisë së dallimeve tona të përbashkëta (dhe jo dominante) qëndron ajo siguri që na mundëson të zbresim në kaosin e dijes dhe të kthehemi me vizione të vërteta të së ardhmes tonë, së bashku me fuqinë shoqëruese për të ndikuar këto ndryshime që mund ta jetësojnë të ardhmen. Diferenca është ajo lidhja e fuqishme dhe e papërpunuar nga e cila fuqia jonë personale është e farkëtuar.
Si gra, neve na është mësuar t’i injorojmë dallimet tona, ose t’i shohim ato si shkaqe për ndarje dhe dyshime, në vend të parit të tyre si forcë ndryshuese. Pa komunitet, nuk ka lirim veç armëpushim, nga ata më të ndjeshmit dhe të përkohshmit mes individit dhe shtypjes së vetë. Mirëpo komuniteti nuk duhet të nënkuptojë zhdukje të dallimeve tona, e as pretendime patetike që dallime të tilla nuk ekzistojnë.
Ato prej nesh që qëndrojnë jashtë rrethit të definicioneve të asaj se çka shoqëria i konsideron si të pranueshme; Ato që janë farkëtuar në enët e të ndryshmes – ato që janë të varfëra, lezbike, të zeza, të moshuara – e dijnë fare mirë se mbijetesa nuk është zotësi akademike. Është të të mësuarit e shndërrimit të dallimeve tona në forcë. Mjetet e zotërisë nuk do ta rrënojnë kurrë shtëpinë e zotërisë. Ato [mjetet e zotërisë] na mundësojnë që ta godasim atë [zotërinë] brenda termave të lojës së tyre por ato nuk na lejojnë të bëjmë ndryshim përmbajtësor. Dhe ky fakt kërcënon ato gra të cilat vazhdojnë ta definojnë shtëpinë e zotërisë si burim të vetëm të mbështjetjes.
Gratë e varfëra dhe gratë me ngjyrë e dinë se ka një dallim në mes të përditshmërisë, manifestimeve të skllavërisë martesore dhe të prostitucionit sepse janë bijat tona qe frekuentojnë rrugën 42 (42nd Street). Nëse teoria e feministeve të bardha amerikane nuk duhet të merret me dallimet tona dhe ndryshimet që rezultojnë me shtypjen tonë, atëherë si të shpjegoni faktin që gratë që pastrojnë shtëpitë tuaja dhe përkujdesen për fëmijët tuaj përderisa ju ndiqni konferencat mbi teoritë feministe, në pjesën më të madhe, janë gratë e varfëra dhe gratë me ngjyrë? Çfarë qëndron mbrapa këtij feminizmi racist?
Në një botë të mundësive për të gjitha ne, vizionet tona personale ndihmojnë që të hedhim themelet për aksion politik. Dështimi i feministeve akademike për të njohur dallimet si kyçe është dështim për të shkuar përtej mësimit të parë patriarkal. Në botën tonë, “përçajë dhe sundo” duhet të shndërrohet në “defino dhe fuqizo”.
Pse nuk u gjetën gra të tjera me ngjyrë për të marrë pjesë në këtë konferencë? Pse dy thirrje telefonike me mua u konsideruan si konsultime? A jam burimi i vetëm i emrave të grave të zeza feministe? Dhe, edhe pse shkrimi i panelistes me ngjyrë të zezë përfundon me një shënim të rëndësishëm dhe të fuqishëm në lidhjen dhe dashurinë mes grave, ç’të themi për bashkëpunimin ndër-racial mes atyre feministeve që nuk e duan njëra-tjetrën?
Në qarqet akademike feministe, përgjigja për këto pyetje është shpesh ‘’Ne nuk e dimë kënd ta pyesim’’. Por kjo pikërisht kjo shmangie ndaj përgjegjësisë, e kjo dredhi që e mbanë artin e grave të zeza jashtë ekspozitave të grave, punën e grave të zeza jashtë publikimeve feministe përveç “Edicionit Special të Grave të Botës së Tretë” dhe që i mbanë gratë e zeza jashtë listës suaj të leximeve. Por, siç theksoi Adrienne Rich në një fjalim të saj rishtazi “për feministet të cilat e kanë edukuar vetën për më shumë se dhjetë vite tashmë, si është e mundur që nuk e keni edukuar vetën për gratë e zeza dhe për dallimet në mes të të bardhave dhe të zezave, kur kjo është çelësi për mbijetesën tonë si Lëvizje?
Gratë e sotme ende janë duke u thirrur që ta zvogëlojnë hendekun e injorancës mashkullore dhe t’i edukojnë burrat për ekzistencën dhe nevojat tona. Kjo është një vegël e lashtë dhe vegla kryesore e të gjithë shtypësve për ta mbajtur të shtypurin të okupuar me çështjet e Zotëriut. Tani ne dëgjojmë se është detyrë e grave me ngjyrë t’i edukojnë gratë e bardha – përballë një rezistence të jashtëzakonshme—rreth ekzistencës tonë, dallimeve tona, roleve tona në raport membijetesën tonë të përbashkët. Ky është një devijim i energjive dhe një riprodhim tragjik i mendimit patriarkal racist.
Simone De Beauvoir ka thënë: ‘’ Forca për të jetuar dhe rezonimi mbi veprimin gjendet pikërisht në njohjen e vërtetë të gjendjes së jetëve tona”.
Racizmi dhe homofobia janë gjendje reale të jetës së të gjitha neve në këtë vend dhe kohë. Unë kërkoj që secila/i prej nesh të arrijë të depërtojë në atë vend të thellë të dijes brenda vetes dhe të prekë terrorin dhe neverinë për çfarëdo dallimi që ekziston aty. Shih fytyrën e kujt veshë. Atëherë, personalja si politike mund të fillojë të hedhë dritë mbi zgjedhjet tona.
Prospero ti je mjeshtri i iluzioneve.
Gënjeshtra është tipari yt dallues.
Dhe ti më ke gënjyer aq shumë
(Gënjeve për botën, gënjeve për mua)
Saqë më imponove mua
një imazh të vetës
Të pazhvilluar, më etiketove, inferiore
Kjo është mënyra se si më ke detyruar ta shoh veten
Neveritem nga ai imazh! Çka ka tjetër, është gënjeshtër!
Por tash të njoh, ti kancer i vjetër,
dhe e njoh veten gjithashtu.
~ Caliban, në tempullin e Aime Cezarit.
Përktheu: Tringë Arifi
Titulli origjinal: Audre Lorde – The Master’s Tools Will Never Dismantle the Master’s House