Me 14 korrik 2019, grupi i Leximeve Feministe diskutoi feminizmin marksist përmes leximit të shkrimeve të zgjedhura të Aleksandra Kollontai, revolucionare marksiste dhe feministe e shekullit XX. Kollontai ishte aktiviste politike me rol qenësor para, gjatë dhe pas Revolucionit të Tetorit. Ajo pati rol kyç në organizimin e grave të klasës punëtore dhe fshatare. Ishte…
Autor: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Diskutim: Seksualizimi femëror
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dje mbajti diskutimin e hapur me Lirika Demirin mbi seksualizimin femëror. Pëmes shqyrtimit të librit të Frigga Hugh, Female Sexualization: A Collective Work of Memory, të pranishmit diskutuan mbi seksualizimin e trupave të grave përmes kritikës strukturaliste, njohjes dhe historicizimit të përvojave personale të trupave të seksualizuar të grave….
Lexime Feministe: Feminizmi liberal i Harriet Taylor Mill
Në takimin e rradhës, grupi i Leximeve Feministe diskutoi mbi feminizmin liberal përmes leximit të Pjesëve të zgjedhura të shkrimeve të Harriet Taylor Mill, filozofe dhe feministe e shekullit XIX. Harriet, pionere e feminizmit modern liberal të shekullit XIX, në korpusin e saj filozofik ka trajtuar gjendjen e grave dhe pabarazinë gjinore duke marrë në…
Ligjëratë me Prof. Dr. Rachel Kurian
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në bashkëpunim me Departamentin për Punë Sociale në kuadër të Fakultetit Filozofik organizoi ligjeratë me musafiren prof. Rachel Kurian me temën: Përfshirja shoqërore dhe gjinia: Diskursi dhe realiteti në Bashkimin Evropian.
Lexime feministe: Shumësia e feminizmave
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vazhdoi me ciklin e leximeve feministe. Këtë javë u diskutua mbi shumësinë e teorive feministe dhe zhvillimin e tyre përgjatë valëve të feminizmit. Artikulli “Shumësia e feminizmave dhe kontributi i tyre në barazinë gjinore” trajton feminizmin liberal, socialist, marksist, radikal, psikoanalitik, postmodern, pozicionimin e tyre karshi disa prej çështjeve…
Protestë: 1 maji, dita e punëtorit & punëtores
Për 1 maj, Ditën e Punës, protestuan punëtorë e të papunë. Protestuam kundër vrasjes e shtypjes sistematike të punëtorëve, përbuzjes e ngacmimit, skllavërimit e dëshpërimit kolektiv që ne, punëtorët e punëtoret, e përjetojmë çdo ditë në punë dhe jashtë saj. Rroga prej 130 euro, e papaguar dhe e vonuar, oraret e stërzgjatura, lëndimet dhe vdekjet,…
Diskutim: Dhuna seksuale si mjet për dominim gjinor
Në kuadër të Muajit për Vetëdijesimin dhe Parandalimin e Dhunës Seksualeiskutoi mbi “Dhunën seksuale si mjet për dominim gjinor”. Prej një prizmi feminist, bashkë me të ftuarat: Krenare Loxhaj dhe Eurisa Rukovci, pjesëmarrëset/it diskutuan mbi pozicionimet feministe bashkëkohore mbi dhunën seksuale duke problematizuar, ndër tjerash, gjinizimin e trupit dhe pasojat praktike dhe teorike në raportet…
Lexime Feministe: Feminizmi si ideologji dhe lëvizje politike
Me qëllim të diskutimeve dhe reflektimeve mbi Feminizmin, ndërgjegjësimin mbi shumësinë e feminizmave dhe përkatësinë ideologjike feministe, Kolektivi mbajti diskutimin mbi leximin hyrës mbi feminizmin/feminizmat. Me qëllim të definimit teorik të feminizmit dhe kontekstit historik, java e parë e leximeve iu dedikua shqyrtimit teorik të feminizmit modern dhe valëve të tij, si hyrje në levizjet politike…
Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi
Diskutimi “Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi” vjen në kuadër të aktiviteteve të Kolektivit që synojnë shqyrtimin e konstrukteve problematike në terma gjinor. Në këtë linjë, nga perspektiva e një epistemologjie feministe, Kolektivi bashkë me folëset problematizoi ngjyrimin faktik gjinor të dijes që historikisht i ka lënë gratë në pozitë dytësore në prodhimin formal…
Aksion: Dija s’ka gjini
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ndërmarrë aksion simbolik në kampusin e Universitetit të Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve me moton “Dija s’ka gjini”.Aksioni përmes mbishkrimeve dhe statistikave që e shpërfaqin pabarazinë gjinore në akademi, synon ta vë në pah fenomenin e diskriminimit strukturor karshi grave që i lë ato në pozicion…