Edhe sot vazhduam protestën tonë dhe zaptuam dyert e Këshillit Prokurorial. Të revoltuara nga papërgjegjësia institucionale që po bëhet mbi trupin e grave, ne kërkuam llogari e hapa konkretë nga Qeveria dhe KPK. U bëmë bashkë për të treguar haptazi rezistencën dhe organizimin tonë në luftë ndaj dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Ne…
Autor: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
NËSE SHTETI NUK PËRGJIGJET, NE DO RADIKALIZOJMË REZISTENCËN
Dje, pas më shumë se shtatë orë protestë, përfaqësues/e të zyrës së Kryeministrit dolën për të dëgjuar kërkesat tona. Të pranishme/ëm ishin: Luan Dalipi, Rozafa Kelmendi, Përparim Kryeziu dhe Arta Berisha. Ne e dhamë fjalën e fundit që kjo Qeveri ka kohë deri të premten të zotohet se do të nisë punën për kërkesat tona…
Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar
Mbrëmë u mblodhëm në oborrin e Fakultetit Filozofik dhe diskutuam për seksualizimin dhe dhunën ndaj trupave të feminizuar. Përmes ndarjes së përvojave individuale dhe leximeve kritike të procesit të disiplinimit të trupave e feminizmit të tyre, shquam bashkë dhunën e cila është e gravuar në trupat tanë, duke u ushtruar në çdo hapësirë publike a private…
Aksion te Prokuroria e Shtetit: SHTETI IA KA MARRË JETËN LIRIJE QERIMAJT
Me 5 janar, Skënder Qerimaj e vrau Lirije Qerimajn. Me 1 janar, Lirije Qerimaj e raporton në polici dhunën nga bashkëshorti dhe kërkon udhër-mbrojtje. Përkundër kësaj kërkese, prokurorja e rastit, Stojanka Kasaloviq e lë të lirë Skënder Qerimajn, duke ia mundësuar vrasjen e Lirijes. Më vonë, prokurorja e rastit Stojanka Kasaloviq merr vetëm vërejtje me…
Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare
Mbrëmë, në oborrin e Fakultetit Filozofik, lexuam dhe analizuam esenë e bell hooks “Teoria si praktikë çlirimtare”. Duke iu përgjigjur ftesës së hooks për ta sfiduar dhe refuzuar ndarjen false mes teorisë dhe praktikës në lëvizjen feministe, diskutuam mbi atë se si dijet tona individuale dhe kolektive janë baza teorike e praktike nga ku duhet…
DREJTËSI PËR MARIGONA OSMANIN!
Pas pak pritet të fillojë seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.E pikërisht sot, ne duam t´ia rikujtojmë kësaj gjykate se ne nuk do të lejojmë që Marigona të shndërrohet në thjesht një lëndë tjetër e cila lëngon në raftet e sistemit gjyqësor patriarkalo-paternalist për të gjetur…
Aksion në Pejë: Kallëzimi i abuzimit seksual nuk është marre, është akt rezistence
Abuzimet seksuale që janë duke iu bërë vajzave nëpër shkolla, janë veç simptoma të një sistemi të kalbur i cili ushqehet me trupat e vajzave e grave. Rasti i fundit i bërë publik ku Adem Mustafaj, mësimdhënës, ka abuzuar seksualisht një nxënëse 13 vjeçare e ka ngacmuar e sulmuar edhe nxënëse tjera, nuk është rast…
Lexime feministe: Përtej periferisë së lëkurës
Përtej periferisë së lëkurës: Rimendimi, ribërja dhe rimarrja e trupit në kapitalizmin bashkëkohor nga Silvia Federiçi është libri i rradhës të cilin do ta lexojmë në kuadër të leximeve të rregullta feministe. Ky libër, sikundër pjesa më e madhe e punës së Federiçit qendërzon trupin, si banesë përmes së cilit mund të zhbirojmë sistemet sunduese dhe…
Amia Srinivasan: A kanë të gjithë/a të drejtë për seks?
Ky artikull është publikuar fillimisht në London Review of Books në mars të vitit 2018 dhe është përkthyer nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në maj të vitit 2022 Me 23 maj 2014, Elliot Rodger, një 22 vjeçar që kishte lënë fakultetin, u bë inceli* – që do të thotë një person që pa…
Protestë: 1 maji, dita e punëtorit & punëtores
Protesta jonë e përbashkët sot, asht qëndrim politik se punëtoret dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat e vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqnor a politik. Sot ne ua rikujtojmë që ne jemi bazamenti i entiteteve të prodhimit, e që fatkeqësish asht uzurpuar nga korporata…