Shkruan Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: “Nji njeri me nji grue” shkurt e shqip e zapton të menduarit seksist të gjinisë, të reduktuar tek gratë. Kjo jo veç si etiketë që e veçon gruan si gjinia por edhe për ta projektuar pozicionin që iu është vendosur asaj në shoqëri, gjithmonë në…
Autor: Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Aksion: Drejtësi për gratë!
Burrat po i dhunojnë, përdhunojnë dhe vrasin gratë, ndërsa shteti po hesht. Në Kosovë vazhdojmë të tronditemi nga dhuna sistematike që po iu bëhet grave e cila herë-herë po përfundon me vrasje. Në anën tjetër vazhdojmë të ndihemi çdo herë e më të rrezikuar/a për shkak të mos-reagimit nga shteti. Kjo dhunë ndaj grave është…
Bisedë feministe: Ballafaqimi me homofobinë dhe transfobinë
Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë (17 maj) Kolektivi dhe fondacioni Shtatëmbëdhjetë zhvilluannjë bisedë virtuale me Lend Mustafa, aktivist për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë. Biseda erdhi si nevojë dhe njohje i kontributeve të bëra nga lëvizja LGBTI në emancipimin gjinor, çlirimin seksual dhe dekonstruktimin e konstrukteve të dëmshme shoqërore me…
E drejta për tubim publik, po aq vitale për demokracinë sa të ushqyerit për njeriun
Jeta në situatën e pandemisë dhe pas saj duhet të përshtatet në të gjitha fushat. Sot, disa organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë të pavarur zhvilluan aksionin simbolik të përcaktimit të pikave për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie. Përmes këtij aksioni, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues të mundshëm në hapësirën para Teatrit…
1 MAJI: Një perspektivë feministe
1 maji shënon një nga simbolikat më të fuqishme të organizimit politik të punëtorëve dhe shënon potencialin revolucionar në zhdukjen e rendit kapitalist si organizim politik, ekonomik e shoqëror që ndërtohet mbi shtypje dhe zvetnim individual e kolektiv të forcës punëtore. Kjo ditë, para së gjithash, fton për organizim, solidaritet, rezistencë e luftë të përditshme…
Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
Biseda feministe e 16 prillit 2020, e para nën kushte të pandemisë COVID-19, qendërzoi mbi implikimet gjinore të pandemisë Korona. Bashkë me Nita Lucin, ligjëruese dhe studiuese e çështjeve gjinore, u diskutua se si grupe të ndryshme preken ndryshe nga pandemia dhe cili është roli i politikave, ekonomisë dhe normave shoqërore në këtë kontekst. Duke…
Organizimi sindikal në Shqipëri
Me 12 shkurt 2020 në objektin e Fakultetit Filozofik (salla 101), në bashkëpunim me Kolektivin dhe GASP-in, u mbajtë prezantim dhe diskutim mbi Organizatën Politike nga Tirana, organizimin sindikal dhe peripecitë e minatorëve të Bulqizës të cilët rishtaz krijuan një sindikatë të re. Pikat e diskutimit:Prezantimi i Organizatës dhe sindikalizmi në Shqipëri; 2. Diskutim mbi…
Me 8 mars politikën e bëjmë në rrugë
Shkruan Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: “Personalja është politike” mbetet një prej thirrjeve të grave që i rimarrin hapësirat publike me 8 Mars, të vendosura për barazi gjinore dhe drejtësi shoqërore. Kjo thirrje i zhvendosë përvojat personale të grave, të përjashtuara nga publikja, në sheshe, pikërisht aty ku fillon çelja drejt…
Patriarkati kapitalist dhe nevoja për feminizmin socialist
Në takimin e rradhës të Leximeve Feministe u diskutua libri ‘Capitalist Patriarchy and the Case for Socialist Feminism’, një koleksion i eseve dhe artikujve, përmes të cilave argumentohet për nevojën e përfshirjes së analizës klasore në analizat feministe rreth shtypjes gjinore.Përmbledhur nga Zillah R. Eisenstein, libri e dekonstrukton ‘kapitalizmin patriarkal’ të cilin e definon si…
Lexime feministe: Politika e seksit
Në takimin e rradhës të Leximeve Feministe, me 29 janar 2020 u diskutua për Politikën e Seksit të Kate Millett. Politika e seksit mbetet një nga tekstet më radikale të epistemologjisë feministe të shekullit XX i cili shtron kritika fundamentale mbi forcat e pushtetit të cilat ndërtojnë raportet e sekseve. Përmes një qasje radikale, Millett…