Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Kategoria: Aksione

Aksion në Drenas: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Postuar me 15/09/202115/12/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej. Shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët…

Më shumë
Protestë: VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË KOMBËTARE!

PROTESTË: VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË KOMBËTARE!

Postuar me 26/08/202115/12/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË KOMBËTARE! Sot, marshuam nga Ministria e Drejtësisë për tek Ministria e Punëve të Brendshme e në fund tek Qeveria, ku hodhëm edhe ngjyrë të kuqe, si revoltë kolektive ndaj vrasjes së grave e indiferencës institucionale. Vrasja e fundit, sikundër të gjitha rastet e femicidit në Kosovë, të shkaktuara…

Më shumë

Aksion në Vushtrri: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Postuar me 29/07/202119/08/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave. Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje.

Më shumë
Aksion në Gjilan: Kundër shtypjes së vajzave dhe grave

Aksion në Gjilan: Kundër shtypjes së vajzave dhe grave

Postuar me 16/06/202119/08/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Muret e Gjilanit u mbushën me shkrime feministe që e kundërshtojnë dhunën e shumëfishtë ndaj vajzave dhe grave në Gjilan dhe përtej. Përmes denoncimit të patriarkalitetit si sistem i cili i dhunon vajzat dhe gratë përmes dominimit burrëror dhe mirëmbajtjes së strukturave shtypëse, aktivistet gjilanase dhe Kolektivi dhanë mesazhe që rezistenca e përbashkët do të…

Më shumë

Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Postuar me 29/05/202104/06/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Sot protestuam rrugëve të qytetit të Deçanit në kundërshtim të dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Përmes thirrjeve të ndryshme, aktivste e aktivistë, nxënëse e nxënës. studente e studentë. qytetare e qytetarë denoncuan partriakalizmin e institucionalizuar i cili po i dhunon vajzat e gratë në çdo hapësirë. Përderisa vajzat e gratë ndihen të pasigurta dhe…

Më shumë
Marsh: Në solidaritet me popullin palestinez

Marsh: Në solidaritet me popullin palestinez

Postuar me 14/05/202104/06/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Me 14 maj marshuam shesheve të Prishtinës në solidaritet me popullin palestinez dhe luftën e tyre për liri. Përmes thirrjeve dhe parullave, marshueset/it kundërshtuan fashizmin dhe shovinizmin e shtetit të Izraelit që po prodhon shtypje dhe krime mbi popullin palestinez. Mbajtja e popujve nën okupim, kolonializimi dhe aparteidi, kudo që ndodhin, duhet kundërshtuar e luftuar…

Më shumë

Aksion në Lipjan: Kundër shtypjes së vajzave dhe grave

Postuar me 08/05/202124/05/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Sonte, aktivistet feministe nga Lipjani dhe Kolektivi mbushën muret dhe rrugët e qytetit me mbishkrime në shenjë kundërshtimi ndaj dhunës ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat. Mesazhet e lëna bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që…

Më shumë

Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes

Postuar me 01/05/202124/05/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Me 1 maj, punëtore e punëtorë, të papuna e të papunë, sindikaliste e sindikalistë të shfrytëzuar nga ky sistem, marshuan rrugëve të Prishtinës për ta shënuar Ditën e klasës punëtore. Me anë të parullave dhe thirrjeve anti-kapitaliste, u theksua edhe një herë që vetëm organizimi i mirëfilltë i klasës punëtore në sindikata radikale e grupe…

Më shumë

Aksion në Mitrovicë: Kundër dhunës ndaj grave

Postuar me 25/04/202124/05/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Sonte në Mitrovicë, aktiviste e aktivistë përshkuan qytetin me mbishkrime që denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave në Mitrovicë dhe përtej. Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimin e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë…

Më shumë

Aksion në Deçan: Kundër shtypjes së grave

Postuar me 16/04/202118/04/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Bashkë me aktivistet feministe të Deçanit, u zhvillua aksion simbolik me grafite në muret e qytetit të Deçanit me parulla që dënojnë patriarkatin dhe shtypjen e grave. Përmes shkrimeve në mur, aktivistet/ët nxorrën në hapësira publike disa të vërteta të grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje. Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga…

Më shumë

Lëvizje te postimet

  • Previous
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb