Shkruan Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist Në takimet e mia të para me feminizmin si ide e lëvizje, solidariteti ka qenë një nga nocionet më të fuqishme e më paradoksale të cilat kanë kumbuar në lexime, diskutime a organizime politike, duke më ftuar çdo herë e më shumë në angazhim. Thirrja e…
Kategoria: Leximet feministe
Silvia Federici: Militantizmi i hareshëm i feminizmit
Kjo intervistë është përkthyer nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist Ndërsa në të gjithë botën kryengritja e katërt feministe po zihet në qindra takime, aktivitete dhe asamble, ta dëgjosh Silvia Federicin është frymëzuese. Në një ndalesë nga udhëtimi i saj rreth botës, për të ndarë çelësit e mirëkuptimit dhe për të dhënë kurajo, Silvia…
Lexime feministe: Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit
Në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e diskutuam librin e F.Engels “Origjina e familjes, pronës dhe shtetit” i cili mbetet një ndër librat më të rëndësishëm mbi ekonominë e familjes. Përmes leximit të analizës materialiste të ofruar nga Engelsi, u trajtua lindja e familjes monogame dhe pronës private, të cilat janë mundësuar me ndarjen…
Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?
Në hapësirën publike të kampusit universitar, e lexuam dhe e diskutuam artikullin e antropologes Sherry B. Ortner “A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?”. Diskutimi u përqendrua drejt pyetjeve të shtruara nga Sherry të cilat problematizojnë dikotominë natyrë-kulturë e cila në kushte të kontekstit global përkthehet në dominim të grave nga burrat….
Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
Në oborrin e Fakultetit Filozofik, diskutuam mbi librin “Gratë, raca dhe klasa” (1981) të Angela Davis, teoriciente dhe aktiviste politike. Angela Davis, aktiviste politike radikale dhe shkollare, në këtë vepër paraqet një shqyrtim historik të lëvizjeve të grave, nga përpjekjet për çrrënjosje të skllavërisë e deri tek e drejta për të votuar. Duke shqyrtuar ndërlidhjen…
Pagë për punë të shtëpisë – Silvia Federici
Përktheu në shqip: Trina Binaku nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. “Punët e shtëpisë detyrimisht u kthyen në atribute natyrore dhe nuk u përfshinë në kontratën sociale, pikërisht për faktin se që nga fillimi i planit të kapitalit për gruan, kjo punë u mendua si një punë që nuk do të paguhet. Në mënyrë…
Hapësirat publike të gjinizuara në Deçan, shpërfaqje e pabarazisë
Shkruan Fjolla Muçaj, aktiviste feministe: Deçani njihet si qytet i burrave të medhenj, heronjëve e burrështetasve. Një shfletimi historisë e i emrave të veçuar që qyteti i ruan e afirmon këtë. Edhe statujat e burrave të cilët pushtetarët kanë vendosur t’i përjetësojnë tregojnë fare qartë se kujt i atribuohet ekzistenca e qytetit. E gratë këtu…
Feminizmi si forma e lirisë politike
Shkruan Sead Zimeri, filozof: Ç’është feminizmi? Feminizmi është lëvizje politike për emancipimin dhe çlirimin e gruas nga format e ndryshme të dominimit patriarkal, apo siç e definon bell hooks në librin e saj Feminizmi është për të gjithë (2000), feminizmi është “lëvizje për t’i dhënë fund seksizmit, shfrytëzimit seksist, dhe shtypjes”. Feminizmi për herë të…
Audre Lorde: Mjetet e zotëriut nuk mund ta rrënojnë shtëpinë e zotëriut
Një vit më parë pranova që të merrja pjesë në një konferencë të Institutit për Studime Humane të Universitetit të New Yorkut, me dakordimin që unë të komentojë mbi punimet që diskutojnë rolin e dallimeve në jetët e grave amerikane: dallimet racore, në seksualitet, klasë dhe moshë. Mungesa e shqyrtimit të këtyre konditave dobëson çdo…
Feminizmi i majtë do të na çlirojë!
Shkruan Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist: “Punët e grave nuk kryhen kurrë” – kjo është e vërteta që e shënjon përvojën e grave punëtore brenda shtëpisë. Kjo si grackë shtypëse e cila iu është imponuar atyre nga patriarkalizmi, për t’u thelluar dhe përdorur në formë edhe më të egër nga kapitalizmi…