Në takimin e rradhës të Leximeve Feministe u diskutua libri ‘Capitalist Patriarchy and the Case for Socialist Feminism’, një koleksion i eseve dhe artikujve, përmes të cilave argumentohet për nevojën e përfshirjes së analizës klasore në analizat feministe rreth shtypjes gjinore.Përmbledhur nga Zillah R. Eisenstein, libri e dekonstrukton ‘kapitalizmin patriarkal’ të cilin e definon si…
Kategoria: Leximet feministe
Lexime feministe: Politika e seksit
Në takimin e rradhës të Leximeve Feministe, me 29 janar 2020 u diskutua për Politikën e Seksit të Kate Millett. Politika e seksit mbetet një nga tekstet më radikale të epistemologjisë feministe të shekullit XX i cili shtron kritika fundamentale mbi forcat e pushtetit të cilat ndërtojnë raportet e sekseve. Përmes një qasje radikale, Millett…
Lexime Feministe: Dialektika e seksit
Në leximin e radhës, grupi i leximit diskutoi mbi veprën: Dialektika e seksit të Shulamith Firestone. E njohur për teorinë e saj radikale, Firestone mbetet një ndër figurat kyçe të valës së dytë të feminizmit dhe një nga përfaqësueset më me ndikim të feminizmit radikal të gjysmës së dytë të shekullit XX. Duke u mbështetur…
Lexime Feministe: Seksi i dytë
Në javën e tretë të tetorit, Kolektivi diskutoi “Seksin e Dytë” të Simone de Beauvoir, filozofe, feministe dhe aktiviste e shquar e shekullit XX, pikëpamjet radikale e së cilës trasuan rrugën për lindjen e valës së dytë të feminizmit. Teza kryesore e “Seksit të dytë” thotë se burrat i shtypin fundamentalisht gratë duke i lënë…
Lexime feministe: Feminizmi anarkist i Emma Goldman
Në kuadër të leximeve feministe, me 14 gusht 2019 grupi i leximit diskutoi idetë dhe alternativat anarkiste për barazi gjinore përmes leximit të shkrimeve të Emma Goldman. Emma Goldman (1869-1940), feministe anarkiste, përgjatë aktivizmit dhe reflektimeve mbi rendin shoqëror, politik dhe ekonomik vazhdimisht ka problematizuar raportet e padrejta gjinore dhe shtypëse që nga institucioni i…
Lexime feministe: Feminizmi marksist i Aleksandra Kollontai
Me 14 korrik 2019, grupi i Leximeve Feministe diskutoi feminizmin marksist përmes leximit të shkrimeve të zgjedhura të Aleksandra Kollontai, revolucionare marksiste dhe feministe e shekullit XX. Kollontai ishte aktiviste politike me rol qenësor para, gjatë dhe pas Revolucionit të Tetorit. Ajo pati rol kyç në organizimin e grave të klasës punëtore dhe fshatare. Ishte…
Lexime Feministe: Feminizmi liberal i Harriet Taylor Mill
Në takimin e rradhës, grupi i Leximeve Feministe diskutoi mbi feminizmin liberal përmes leximit të Pjesëve të zgjedhura të shkrimeve të Harriet Taylor Mill, filozofe dhe feministe e shekullit XIX. Harriet, pionere e feminizmit modern liberal të shekullit XIX, në korpusin e saj filozofik ka trajtuar gjendjen e grave dhe pabarazinë gjinore duke marrë në…
Lexime feministe: Shumësia e feminizmave
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vazhdoi me ciklin e leximeve feministe. Këtë javë u diskutua mbi shumësinë e teorive feministe dhe zhvillimin e tyre përgjatë valëve të feminizmit. Artikulli “Shumësia e feminizmave dhe kontributi i tyre në barazinë gjinore” trajton feminizmin liberal, socialist, marksist, radikal, psikoanalitik, postmodern, pozicionimin e tyre karshi disa prej çështjeve…
Lexime Feministe: Feminizmi si ideologji dhe lëvizje politike
Me qëllim të diskutimeve dhe reflektimeve mbi Feminizmin, ndërgjegjësimin mbi shumësinë e feminizmave dhe përkatësinë ideologjike feministe, Kolektivi mbajti diskutimin mbi leximin hyrës mbi feminizmin/feminizmat. Me qëllim të definimit teorik të feminizmit dhe kontekstit historik, java e parë e leximeve iu dedikua shqyrtimit teorik të feminizmit modern dhe valëve të tij, si hyrje në levizjet politike…