Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Kategoria: Diskutime

Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar

Postuar me 02/08/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Mbrëmë u mblodhëm në oborrin e Fakultetit Filozofik dhe diskutuam për seksualizimin dhe dhunën ndaj trupave të feminizuar. Përmes ndarjes së përvojave individuale dhe leximeve kritike të procesit të disiplinimit të trupave e feminizmit të tyre, shquam bashkë dhunën e cila është e gravuar në trupat tanë, duke u ushtruar në çdo hapësirë publike a private…

Më shumë

Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë

Postuar me 29/04/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Dje në Kino Armata, u mbajt diskutim mbi gjendjen e klasës punëtore në Kosovë dhe organizimin sindikal në kushtet neoliberale. Ngjarja filloi me shaqjen e filmit e shkurtër dokumentar “Vio.me” i cili paraqet rezistencën e punëtorëve nga Selaniku/Greqi të cilët organizohen për të vetë-qeverisur fabrikën e sapunëve Vio.Me pas braktisjes nga pronarët.# Tutje, paneli reflektoi mbi ekonominë…

Më shumë

Diskutim: Kujdesi për vetën si mjet rezistence

Postuar me 15/03/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Dje, bashkë me Elena Morinën dhe Bind Skejën, diskutuam për kujdesin për vetën, tjetrën/in në luftën e përbashkët për barazi gjinore e drejtësi shoqërore. Elena e Bindi na njoftuan mbi atë se si kujdesi për mirëqenien mendore përveç që mund të përdoret si mjet rezistence, është edhe formë e manifestimit të solidaritetit i cili nisë tek…

Më shumë

Diskutim: Lëvizja e grave në Kosovë: një perspektivë historike

Postuar me 03/02/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Mbrëmë bashkë me Linda Gusinë, sociologe dhe Shukrije Gashin, aktiviste e lëvizjes “Ilegalja” reflektuam mbi angazhimin politik të grave në Kosovë përmes lensit historik. Folëset sollën në vëmendje organizimin politik të grave gjatë viteve të nëntëdhjeta, strategjitë, ndërthurjen e kauzave gjinore e klasore me atë të çlirimit kombëtar. Përmes përvojës dhe reflektimeve të tyre, panelistët…

Më shumë

Diskutim: Lëvizjet shoqërore në Kosovë: mundësitë dhe pikëprerjet

Postuar me 18/01/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Të martën, duke filluar nga ora 18:00, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizon diskutim mbi lëvizjet shoqërore në Kosovë, mundësitë, sfidat dhe pikëprerjet mes lëvizjeve të ndryshme që angazhohen për barazi dhe drejtësi shoqërore. Përmes përvojës të folësve/esve do të reflektojë mbi lëvizjet të shquara aktualisht, problemet të cilat janë duke u identifikuar dhe…

Më shumë

Diskutim: Rezistenca Feministe si Politikë e Përditshme

Postuar me 16/12/202126/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Mbrëmë, në hapësirat e Fakultetit Filozofik, diskutuam mbi rezistencat feministe në Kosovë, dinamikat dhe pozicionet e ndryshme që zhvillohen në kontekste e terrene të caktuara ideologike. Diskutimi u hap dhe u mbyll nën dritën e udhëzimeve të bell hooks, feministes dhe autores e cila ndërroi jetë dy ditë më parë e që na rikujton se vetëm…

Më shumë

Diskutim: “Historia e seksualitetit” në kontekstin e shoqërisë kosovare

Postuar me 09/09/202115/12/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në hapësirat e Fakultetit Filozofik, u ligjërua rreth historisë së seksualitetit sipas Foucault me Dibran Hoxhën, studiues i filozofisë. Përmes prezantimit të hipotezave kyçe të Foucault, diskutimi u soll rreth idesë kyçe të Foucault e që apelon në karakterin diskursiv dhe historik të të kuptuarit të seksualitetit. Diskutimi vendosi në qendër atë që Foucault e identifikon…

Më shumë

Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore

Postuar me 01/05/202124/05/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi panel diskutimi mbi urgjencën e organizimit të klasës punëtore për të shënuar 1 majin – Ditën e klasës punëtore. Pandemia që ka përfshirë globin ka shpërfaqur atë që veçse e dinim: Punëtorja e punëtori janë mbajtëset/it e ekonomisë dhe jetës. Është puna e paguar e ajo e papaguar…

Më shumë

1 MAJI: Një perspektivë feministe

Postuar me 01/05/202022/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

1 maji shënon një nga simbolikat më të fuqishme të organizimit politik të punëtorëve dhe shënon potencialin revolucionar në zhdukjen e rendit kapitalist si organizim politik, ekonomik e shoqëror që ndërtohet mbi shtypje dhe zvetnim individual e kolektiv të forcës punëtore. Kjo ditë, para së gjithash, fton për organizim, solidaritet, rezistencë e luftë të përditshme…

Më shumë

Organizimi sindikal në Shqipëri

Postuar me 22/03/202022/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Me 12 shkurt 2020 në objektin e Fakultetit Filozofik (salla 101), në bashkëpunim me Kolektivin dhe GASP-in, u mbajtë prezantim dhe diskutim mbi Organizatën Politike nga Tirana, organizimin sindikal dhe peripecitë e minatorëve të Bulqizës të cilët rishtaz krijuan një sindikatë të re. Pikat e diskutimit:Prezantimi i Organizatës dhe sindikalizmi në Shqipëri; 2. Diskutim mbi…

Më shumë

Lëvizje te postimet

  • 1
  • 2
  • Next

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb