Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Diskutim: Ekofeminizmi

Postuar me 16/12/201922/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në bashkëpunim me GAIA – Kosovë me 16 dhjetor 2019 mbajti diskutim për ekofeminizmin në Muzeun e Mitrovicës.

“Nuk ka të bëjë veç me numrin e pemëve që i kemi humbë por pse i kemi humbë ato, si i kemi humbë ato dhe kush e mbanë përgjegjësinë për këtë?
Tuj mendu për krizën ambientaliste? Tuj mendu pse po ndodhë dhe kush po e shkakton atë? Çka nëse të themi që feminzmi mundet me ta ofru një përgjigjje? Quhet ekofeminizëm. Dekonstruktimi i natyrës dhe padrejtësia sociale e kanë një shkaktar të përbashkët – mendimin hierarkik.
Ne kemi tendencë t`i zbërthejmë diferencat në një hierarki vlerash – t`i vendosim ca kategori “lart” dhe të mendojmë për to si superior dhe ca kategori tjera “poshtë” e t`i shohim si inferiore virtytet e tyre apo diferencat e tjera që i zotnojnë. E kështu kthehemi te ideja që një kategori duhet të dominojë një tjetër: qeniet njerëzore që e dominojnë e e eksploatojnë botën jo-njerëzore, burrat që dominojnë gratë – ja kjo është ajo pjesë e problemit që çon tek të dyja, tek padrejtësia sociale dhe dekonstruktimi i natyrës. Andaj, në mënyrë që ta adresojmë shkatërrimin ambientalist, neve na duhet të sfidojmë mënyrën hierarkike të të menduarit.

Rrymat e ndryshme të ekofeminizmit dhe filozofisë e lëvizjet e ndryshme ambientaliste që e trajtojnë lidhjen mes njerëzve dhe botës jo-njerëzore dhe që shpjegojnë rëndësinë e ekuilibrit dhe harmonisë ekologjike, ishin vetëm disa nga çështjet e diskutuara nga e ftuara Mirishahe Syla, njohëse e ekofeminizmit.

Diskutim: Ekofeminizmi
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Bisedë feministe: Ekofeminizmi
    Bisedë feministe: Ekofeminizmi
  • Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
    Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
  • Diskutim: <strong>Lëvizjet shoqërore në Kosovë: mundësitë dhe pikëprerjet</strong>
    Diskutim: Lëvizjet shoqërore në Kosovë: mundësitë…
  • Diskutim: <strong>Kujdesi për vetën si mjet rezistence</strong>
    Diskutim: Kujdesi për vetën si mjet rezistence

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb