Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar

Postuar me 02/08/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Mbrëmë u mblodhëm në oborrin e Fakultetit Filozofik dhe diskutuam për seksualizimin dhe dhunën ndaj trupave të feminizuar.
 
Përmes ndarjes së përvojave individuale dhe leximeve kritike të procesit të disiplinimit të trupave e feminizmit të tyre, shquam bashkë dhunën e cila është e gravuar në trupat tanë, duke u ushtruar në çdo hapësirë publike a private që nga faza të hershme të fëmijërisë tonë. Referimi në përvojat tona individuale e ritheksoi atë që dhuna veç sa është duke eskaluar duke e shndërruar kështu frikën e vazhdueshme në një aspekt qëndror të përvojës dhe të qenurit grua apo identifikimit me tipare “feminine”.
 
Duke qenë që hapësirat, qofshin ato publike a private, janë duke u zotëruar me dhunë, diskutuam gjithashtu që na duhen zgjeruar terrenet e rezistencës dhe mbrojtjes nga individualja në nivel kolektiv. Përderisa sistemi ndërton paterica të cilat e normalizojnë dhunën dhe e mirëmbajnë atë, ne na mbetet që të forcojmë solidaritete që i kundërvihen dhunës, përmes kallëzimit publik të ngacmimeve e sulmeve seksuale dhe përdhunimeve, funksionalizmit në shkallë të gjerë të mjeteve tona për vetëmbrojtje dhe sulmimit më të zëshëm të autoritetit të dhunshëm maskulinist që projekton heshtje, vetmi e frikë.
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM
    Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM
  • Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
    Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
  • Aksion në Vushtrri: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
    Aksion në Vushtrri: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
  • Aksion në Drenas: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
    Aksion në Drenas: Kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb