Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Diskutim: Seksualizimi femëror

Postuar me 05/07/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dje mbajti diskutimin e hapur me Lirika Demirin mbi seksualizimin femëror.

Pëmes shqyrtimit të librit të Frigga Hugh, Female Sexualization: A Collective Work of Memory, të pranishmit diskutuan mbi seksualizimin e trupave të grave përmes kritikës strukturaliste, njohjes dhe historicizimit të përvojave personale të trupave të seksualizuar të grave.

Në vitet e 1980-ta, në Berlinin Perëndimor, studente të shkencave sociale, ligjëruese në fusha të ndryshme, e aktiviste në lëvizje për barazi shoqërore, bëhen bashkë dhe gjurmojnë në kujtimet e tyre të lidhura me trupin. Duke e quajtur këtë metodë reflektuese “memory-work” ato synojnë të kuptojnë se si kujtesa për trupin, e diskutuar kolektivisht, mund të përdoret si kritikë kundrejt strukturave socializuese kufizuese. Përmes rrëfimeve të tyre për flokët, këmbët, gojën, qëndrimin e trupit, orët e gjimnastikës, e orët e punës, ato mundohen t’i ikin gjuhës së klisheizuar për trupin, dhe t’i shërbejnë përafrimit të përvojës personale me mendimin teorik, me qëllim zhbërjen e praktikave seksualizuese të trupit të grave.

Diskutim: Seksualizimi femëror - 5 korrik 2019
Diskutim: Seksualizimi femëror - 5 korrik 2019
Diskutim: Seksualizimi femëror - 5 korrik 2019
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar
    Diskutim: Seksualizimi dhe dhuna ndaj trupave të feminizuar
  • Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
    Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
  • Diskutim: “Historia e seksualitetit” në kontekstin e shoqërisë kosovare
    Diskutim: “Historia e seksualitetit” në kontekstin e…
  • Diskutim: <strong>Lëvizjet shoqërore në Kosovë: mundësitë dhe pikëprerjet</strong>
    Diskutim: Lëvizjet shoqërore në Kosovë: mundësitë…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb