Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

E drejta për tubim publik, po aq vitale për demokracinë sa të ushqyerit për njeriun

Postuar me 08/05/202022/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Jeta në situatën e pandemisë dhe pas saj duhet të përshtatet në të gjitha fushat. Sot, disa organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë të pavarur zhvilluan aksionin simbolik të përcaktimit të pikave për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie. Përmes këtij aksioni, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues të mundshëm në hapësirën para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie, duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera që mbrojnë shëndetin tonë publik.

Ashtu siç është me rëndësi të ushqyerit për jetesën tonë, me ç’rast institucionet kanë nxjerrë rregulla se si duhet të blejmë e të furnizohemi me ushqim, në po atë masë është e rëndësishme demokracia për jetën tonë socio-politike. E demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhje një herë në katër vjet, por edhe të drejtën e qytetarëve për demokraci pjesëmarrëse përmes lirisë për asocim, pra lirisë për tubim publik, të garantuar me ligjet në fuqi, me konventat ndërkombëtare dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Përmes këtij aksioni simbolik ne kërkojmë nga institucionet relevante definim të rregullave të protestimit në përputhje me situatën në të cilën ndodhemi, pra të vendosin kufizime që ruajnë shëndetin publik siç janë distancat mes protestuesve të mundshëm, mbajtja e maskave dhe dorëzave, por që e mundësojnë ushtrimin e të drejtës për tubim publik të garantuar me ligje dhe me Kushtetutë.

Ne mbesim të përkushtuar si aktivistë që të gjejmë mënyra të reja për të zhvilluar demokracinë, mjetet e saj dhe për t’i avancuar të drejtat dhe liritë e qytetarëve të Kosovës edhe në kohë pandemie.

Organizatat dhe aktivistët e përfshirë në aksion:
ADMOVERE
Integra
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim
Trina Binaku
Gentiana Mehmeti
Alora Hyseni
Durim Jasharaj
Indrit Ferati
Rinor Mehmeti
Paris Guri
Roni Idrizaj
Agon Rexhepi
Adelina Tërshani

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?
    Lexime feministe: A është femërorja për mashkulloren…
  • Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën punëtore
    Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën…
  • Patriarkati kapitalist dhe nevoja për feminizmin socialist
    Patriarkati kapitalist dhe nevoja për feminizmin socialist
  • Pagë për punë të shtëpisë - Silvia Federici
    Pagë për punë të shtëpisë - Silvia Federici

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb