Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi

Postuar me 03/04/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Diskutimi “Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi” vjen në kuadër të aktiviteteve të Kolektivit që synojnë shqyrtimin e konstrukteve problematike në terma gjinor. Në këtë linjë, nga perspektiva e një epistemologjie feministe, Kolektivi bashkë me folëset problematizoi ngjyrimin faktik gjinor të dijes që historikisht i ka lënë gratë në pozitë dytësore në prodhimin formal të dijeve. Përmes shqyrtimit teorik dhe përvojës në akademi, diskutimi synoi të reflektojë mbi konceptet dominante dhe dijen e institucionalizuar që karshi potencialit emancipues shërbejnë edhe si formë dominimi dhe shndërrohen rrjedhimisht në mjete për nënshtrim gjinor.

Për të diskutuar mbi gjinizimin faktik të dijes nga aspekti teorik dhe mbi situatën aktuale gjinore në akademi, me fokus kontekstin kosovar, të ftuara ishin:

Prof. Ass. Dr. Vjollca Krasniqi, ligjëruese në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe aktiviste feministe

Prof. assoc. Dr. Merita Koçinaj –Berisha, prorektore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes shqyrtimit të historisë së mendimit, ndërtimit të epistemologjisë dhe institucionalizimit të dijes, të pranishmit diskutuan mbi raportin dije –pushtet nga prizmi gjinor. Me fokus tek situata gjinore në akademinë në Kosovë, pjesëmarrësit shtruan kritikat feministe që problematizuan seksizmin në akademi dhe diskutuan mbi alternativat feministe që angazhohen në njohjen dhe përfshirjen sa më të drejtë të grave si subjekt në dije dhe shkencë.

Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi - 4 prill 2019
Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi - 4 prill 2019
Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi - 4 prill 2019
Epistemologjia dhe Gratë: Perspektiva gjinore në akademi - 4 prill 2019
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
    Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
    Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?
    A ka vend për gratë fetare në lëvizjen feministe?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb