Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu
Aksion: Gra, revoltohuni

Aksion: GRA, REVOLTOHUNI!

Postuar me 22/01/202123/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Patriarkati vazhdon t’i përdhunojë gratë teksa shteti vazhdon të heshtë. Brenda 48 orëve të fundit u medializua dhuna patriarkale ndaj grave dhe edhe një herë u vu në pah vendosshmëria e shtetit për ta mirëmbajtur atë. Një vajzë raportoi në Polici se ishte dhunuar para katër muajsh nga katër persona, dy nga të cilët i njihte. Nga ky përdhunim, viktima kishte mbetur shtatëzanë. Ndërsa një burrë tjetër u lirua pasiqë prokuroria nuk e vlerësoi mjaftueshëm të besueshëm raportimin për përdhunim.

Përderisa shtëpitë, rrugët dhe institucionet të jenë të mbushura me burra që përdhunojnë dhe e normalizojnë dhunën, nuk mund të ketë siguri as qetësi për gratë e as paqe shoqërore. Në këto kushte ku gratë ndihen të pasigurta pikërisht pse janë gra, ku gratë nuk besohen dhe ku trupat e grave shfrytëzohen nga patriarkati, pamundësohet çfarëdo progresi shoqëror, përderisa dhuna dhe ky rend shtypës nuk dënohet.

Përderisa avazi dhunues i shtetit vazhdon, neve na mbetet të mobilizohemi dhe t’i kundërvihemi më fuqishëm mendësisë dhe akteve shtypëse, përdhunuese e vrasëse të burrave dhe institucioneve patriarkale. Dhuna strukturore ndaj grave dhe pozicionimi i shtetit në anën e përdhunuesve dhe injorimi i skajshëm i jetës dhe sigurisë së grave, duhet luftuar me mjete politike.

Bashkë, në revoltë!

Aksion: Gra, revoltohuni
Aksion: Gra, revoltohuni
Aksion: Gra, revoltohuni
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion: Në solidaritet me minatorët e Bulqizës
    Aksion: Në solidaritet me minatorët e Bulqizës
  • Aksion: Drejtësi për gratë!
    Aksion: Drejtësi për gratë!
  • Aksion në Mitrovicë: Kundër dhunës ndaj grave
    Aksion në Mitrovicë: Kundër dhunës ndaj grave
  • Aksion në Lipjan: Kundër shtypjes së vajzave dhe grave
    Aksion në Lipjan: Kundër shtypjes së vajzave dhe grave

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb