Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu
KANDIDATURA PËR DEPUTET E ELTON DEBRESHIT, NJË FITORE PËR KAUZËN PUNËTORE

Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën punëtore

Postuar me 07/04/202116/04/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në zgjedhjet e sivjetme qëndrore në Shqipëri, të cilat mbahen me 25 prill, për herë të parë një kandidat i pavarur vjen nga klasa punëtore. Në këto zgjedhje për qarkun e Dibrës kandidon Elton Debreshi, sindikalist dhe minator i minierës së Bulqizës.

Elton Debreshi është përfaqësuesi më i denjë politik në Shqipëri, i cili është duke e ri-definuar idenë e përfaqësimit politik në terma përmbajtësor. Ai vjen nga Bulqiza, vendit më të pasur me krom dhe njëkohësisht vendit me varfëri të madhe e vjedhje. Në vitin 2019, Eltoni themeloi Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, si kundërshtim dhe revoltë ndaj keq-pagimit dhe padrejtësive të tjera nga pronarët e Minierës së Bulqizës, në krye me Samir Manen. Ky angazhim atij do t’i kushtonte me largim të menjëhershëm nga puna. Megjithëkëtë, Eltoni nuk u tërhoq dhe sot, përpjekjen e tij politike për drejtësi është duke e dërguar edhe në parlament, për ta bërë politikëbërjen të qasshme për punëtorin/en.

Skena politike në Shqipëri edhe pas shembjes së diktaturës ka mbetur pa opozitë. Në një terren politik i cili diktohet nga të pasurit, pozicionimet dhe kundërshtarët kanë qenë një karrem për të mirëmbajtur e thelluar plaçkitjen e shtypjen e më të paprivilegjuarve/eve të shoqërisë, nga të fortit dhe të pasurit. Andaj, kandidatura e Elton Debreshit për deputet paraqet para së gjithash një shpresë për punëtorët e punëtoret, të paprivilegjuarve/ave dhe të shtypurve/ave nga sistemi i deritanishëm në Shqipëri. Përveç kësaj, ngritja politike e mishëruar në Eltonin, jep shpresë për përfaqësim më të drejtë të klasës punëtore edhe këndej kufirit duke na dhënë shembull të rezistencës punëtore, për t’u shndërruar në forcë përfaqësuese ndryshuese. Artikulimi politik i Eltonit përgjatë fushatës së tij elektorale ka shpërfaqur nevojën e një politike të majtë që vjen nga vetë të shtypurit/at e që e thekson ndërthurjen si një pikënisje e përfaqsimit. Eltoni ka ngritur çështjen punëtore në diskurs politik si asnjëherë më parë, duke e trajtuar punëtorin e punëtoren si prioritet të tij politik, duke treguar edhe një herë që potenciali emancipues gjendet pikërisht në rradhët e burrave e grave që shtypen përditë nga sistemi, në treg të punës e shtëpi.

Çështja punëtore është qëndrore në kauzën feministe. Ndërsa Elton Debreshi është mishërim i kauzës punëtore në Shqipëri dhe përtej. Andaj, fitorja e tij është fitore edhe e jona dhe një shpresë për avancim të kauzës tonë të përbashkët.

Solidariteti dhe organizimi klasor dhe gjinor duhet të jenë universal që të fitojmë.

Me Eltonin për punëtorët/et!

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Punëtore e punëtorë, organizohuni
    Punëtore e punëtorë, organizohuni
  • Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
    Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
  • 1 MAJI: Një perspektivë feministe
    1 MAJI: Një perspektivë feministe
  • Diskutim: <strong>Lëvizja e grave në Kosovë: një perspektivë historike</strong>
    Diskutim: Lëvizja e grave në Kosovë: një perspektivë…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb