Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime Feministe: Dialektika e seksit

Postuar me 26/11/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në leximin e radhës, grupi i leximit diskutoi mbi veprën: Dialektika e seksit të Shulamith Firestone.

E njohur për teorinë e saj radikale, Firestone mbetet një ndër figurat kyçe të valës së dytë të feminizmit dhe një nga përfaqësueset më me ndikim të feminizmit radikal të gjysmës së dytë të shekullit XX.

Duke u mbështetur në idetë e materializmit dialektik, Firestone përgjatë veprës së saj e ndërton një qasje feministe radikale, e cila shkon përtej kritikës së patriarkalizmit si krijesë shoqërore, duke e konsideruar atë si pasojë e dominimit biologjik mashkullor. Përgjatë vëllimit të Dialektikës së seksit, ajo thekson se është pikërisht determinizmi biologjik, puna riprodhuese dhe rrjedhimisht familja dhe shoqëria, çka i shtypë gratë. Andaj, gratë duhet të heqin nga roli i tyre riprodhues në mënyrë që të çlirohen nga kjo barrë e cila i mbanë në një pozitë dytësore në shoqëri, gjë që kërkon ndryshim shoqëror rrënjësor.

Përmes dialektikës së seksit, Firestone kërkon ndryshim fundamental të sistemit dhe shkatërrimit të rolit të dallimeve biologjike/seksuale, e që në projeksionet e saj mundësohet nga zhvillimi i teknologjisë, braktisja e rolit riprodhues të grave dhe e familjes bërthamë që në çdo rrethanë, janë shtypëse për gratë.

Diskutimi u zhvillua në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Librin në gjuhën angleze e gjeni të bashkangjitur në vegzën e mëposhtme:

The Dialectic of Sex – Shulamith Firestone (1970)

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Lexime feministe: Politika e seksit
    Lexime feministe: Politika e seksit
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
  • <strong>Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej</strong>
    Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej
  • <strong>Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare</strong>
    Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb