Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime feministe: Feminizmi anarkist i Emma Goldman

Postuar me 26/08/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në kuadër të leximeve feministe, me 14 gusht 2019 grupi i leximit diskutoi idetë dhe alternativat anarkiste për barazi gjinore përmes leximit të shkrimeve të Emma Goldman.

Emma Goldman (1869-1940), feministe anarkiste, përgjatë aktivizmit dhe reflektimeve mbi rendin shoqëror, politik dhe ekonomik vazhdimisht ka problematizuar raportet e padrejta gjinore dhe shtypëse që nga institucioni i familjes deri tek raportet ekonomike të cilat i lënë gratë në pozitë inferiore karshi burrave. Sistemi modern ekzistues me të gjitha krijesat shoqërore që e mirëmbajnë atë duke filluar nga shteti, ekonomia, religjioni, morali, martesa, seksualiteti dhe familja, siç insiston Goldman, i shtypë dhe nënshtron gratë dhe rrjedhimisht krijon shoqëri të padrejta.

Përveç kritikës ndaj sistemit në tërësi, spektri i kritikës së Emma Goldman ka përfshirë edhe përpjekjet e asokohshme feministe për avancimin e të drejtave të grave brenda status-quo-s përmes zgjerimit të të drejtës së votës për gratë si tentativë liberale drejt arritjes së të drejtës universale për votë të cilën ajo e sheh si një fetish modern. Në ideologjinë e saj, këto përpjekje janë veç iluzione pasi që arritja e barazisë mund të arrihet vetëm me ndryshimin rrënjësor të raporteve shoqërore dhe organizimin politik, ekonomik të sistemit modern ekzistues i cili, sipas saj, është në thelb i korruptuar.

Pikëpamjet radikale të Goldman mbi raportet e riprodhimit dhe liritë seksuale janë qendrore në arritjen e barazisë gjinore. Për më tepër, në doktrinën anarko-feministe të saj barazia gjinore dhe drejtësia shoqërore bëhen të mundura vetëm në një shoqëri fundamentalisht të çliruar prej skllavërimit nga religjioni, prona dhe prangat e shtetit.

Shkrimet e diskutuara përfshijnë: Anarchism: What It really Stands for (1910), Anarchy and the Sex Question (1896), The Tragedy of Woman’s Emancipation (1906), The Traffic on Women (1910), The White Slave Traffic (1910), Woman Suffrage (1911), Mary Wollstenecraft, Her Tragic Life and Her Passionate Strrugle for Freedom (1911), Victims of Morality (1913), Marriage and Love (1914), The Social Aspects of Birth Control (1916), The Hipocrisy of Puritanism (1917).

Tekstet mund t’i gjeni në vegëzën e mëposhtme:

Selected Writings on Anarchism and Feminism – Emma Goldman

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Feminizmi i majtë do të na çlirojë!
    Feminizmi i majtë do të na çlirojë!
  • Feminizmi si forma e lirisë politike
    Feminizmi si forma e lirisë politike
  • Lexime feministe: Politika e seksit
    Lexime feministe: Politika e seksit
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb