Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime feministe: Feminizmi marksist i Aleksandra Kollontai

Postuar me 31/07/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Me 14 korrik 2019, grupi i Leximeve Feministe diskutoi feminizmin marksist përmes leximit të shkrimeve të zgjedhura të Aleksandra Kollontai, revolucionare marksiste dhe feministe e shekullit XX.

Kollontai ishte aktiviste politike me rol qenësor para, gjatë dhe pas Revolucionit të Tetorit. Ajo pati rol kyç në organizimin e grave të klasës punëtore dhe fshatare. Ishte e vetmja grua pjesë e Komitetit Qendror Bolshevik dhe më pas Komisare për Mirëqenie Sociale, në qeverinë e parë Sovjetike.

Kollontai në shkrimet e saj avokon për liri seksuale, duke problematizuar martesën dhe familjen tradicionale dhe konsideruar ato si trashëgimi të një të kaluare shtypëse. Idetë e saj kyçe lidhen me idetë marksiste për liri e drejtësi shoqërore. Ishte kritikuese e ashpër e ideologjisë së feminizmit liberal, që sipas saj nuk adreson interesat dhe nevojat e grave të klasës punëtore. Sipas saj emancipimi dhe liria e grave do të arrihet vetëm në një shoqëri komuniste në të cilën do të zhduket klasa, ndryshohen marrëdhëniet e prodhimit dhe riprodhimit që në sistemet kapitaliste janë shtypëse për gratë.

Shkrimet që do u diskutuan janë përmbledhja e libërthave: The Social Basis of the Woman Question (1909), Women Workers Struggle For Their Rights (1919), The Autobiography of a Sexually Emancipated Communist Woman (1926) dhe artikullin: Communism and the Family (përkthyer në gjuhën shqipe).

Tekstet mund t’i gjeni në vegëzat më poshtë:
Selected Writings of Alexandra Kollontai
Komunizmi dhe Familja – Teza11
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Feminizmi i majtë do të na çlirojë!
    Feminizmi i majtë do të na çlirojë!
  • Feminizmi si forma e lirisë politike
    Feminizmi si forma e lirisë politike
  • Lexime feministe: Politika e seksit
    Lexime feministe: Politika e seksit
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb