Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime feministe: Në sytë e perëndimit: Mendimi feminist dhe diskurset koloniale

Postuar me 27/10/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Mbrëmë, në kuadër të grupit të leximit, diskutuam esenë “Në sytë e perëndimit: Mendimi feminist dhe diskurset koloniale” nga Chanda Talpade Mohanty.
 
Diskutimi nxori në pah disa nga pikat qëndrore të kritikës së Mohantit drejtuar teorizimit dominant perëndimor mbi “gratë e botës së tretë”. Tendencat kolonialiste në diskursin feminist perëndimor, thjeshtëzimi dhe njëjtësimi i përvojave të grave “të botës së tretë” u përmendën si disa nga pikat që e krijojnë “tjetrën” në diskursin feminist, diskurs ky që duhet sfiduar dhe refuzuar. Tutje, diskutimi tërhoqi paralele në zhvillimet e fundit të protestave në Iran dhe rezistencave përtej perëndimit, të cilat dhe më tej e sfidojnë supozimin e përgjithshëm perëndimor mbi gratë e “botës së tretë” si të nënshtruara, pa agjensi dhe viktima përfundimtare të patriarkatit.
 
Mendimi i Mohanty-t mbetet pikë reference e vyer për mobilizimin e feminizmave lokalë që ndërtohen mbi përvojat, artikulimet dhe rezistencat e grave, në kundërshtim të çdo forme të dhunës, edhe atëherë kur ajo vjen nën petkun e ligjërimeve “emancipuese” nga rryma kolonialiste.
 
Esenë e përkthyer në gjuhën shqipe mund ta shfletoni këtu: https://www.kolektivifeminist.org/…/Ne-syte-e…
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • <strong>Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej</strong>
    Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej
  • Rreth politikës identitare dhe urgjencës së organizimit feminist
    Rreth politikës identitare dhe urgjencës së…
  • <strong>Lexime feministe: Përtej periferisë së lëkurës</strong>
    Lexime feministe: Përtej periferisë së lëkurës
  • <strong>Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare</strong>
    Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb