Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime feministe: Përtej periferisë së lëkurës

Postuar me 23/06/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Përtej periferisë së lëkurës: Rimendimi, ribërja dhe rimarrja e trupit në kapitalizmin bashkëkohor nga Silvia Federiçi është libri i rradhës të cilin do ta lexojmë në kuadër të leximeve të rregullta feministe.
 
Ky libër, sikundër pjesa më e madhe e punës së Federiçit qendërzon trupin, si banesë përmes së cilit mund të zhbirojmë sistemet sunduese dhe mjetet e disiplinimit, sidomos në kapitalizëm i cili e ka kthyer trupin e njeriut në fuqi punëtore, të tëhuajsuar nga vetja, të tjerat/ët, jeta e natyra, të dobët e të nënshtrueshëm. Përmes ftesës që ta analizojmë formimin e trupit si terren politik ku kanë zënë fill e janë zhvilluar sisteme, të legjitimuara përmes instrumenteve të shtrëngimeve materiale dhe “shkencore”, Silvia na shpalosë alternativa të rimendimit të trupit në kapitalizmin bashkëkohor.
 
Kapitujt e përzgjedhur për lexim paraqesin traktate bashkëkohorë mbi trupin si subjekt politik mbi të cilin shtrohen sistemet e edhe si burim e mjet konfrontimi e rezistence. Siç argumenton ajo përgjatë eseve, çdo politikë radikale sot duhet të niset nga një analizë e thuktë mbi trupin, jo vetëm në njohjen e shtypjeve të akumuluara por edhe si pikënisje e çdo organizimi me potencial transformues. Duke marrë për referencë rezistencat që trupat janë duke i bërë regjimeve shtypëse, Federiçi na thërret në rimarrje të trupave tanë dhe posedim të tyre në shërbim të jetës e jo ekonomisë kapitaliste e cila është veç se duke lënguar.
 
Kapitujt e përzgjedhur, të përkthyer në gjuhën shqipe mund t’i shfletoni këtu: https://www.kolektivifeminist.org/…/Perkthim_Pertej…
 
Diskutimi i leximit mbahet në oborrin e Fakultetit Filozofik, me datë 23 qershor, duke filluar nga ora 18:00
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • <strong>Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej</strong>
    Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej
  • <strong>Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare</strong>
    Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare
  • <strong>Lexime feministe: Pazaret me patriarkatin</strong>
    Lexime feministe: Pazaret me patriarkatin
  • <strong>Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik</strong>
    Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb