Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime feministe: Politika e seksit

Postuar me 29/01/202021/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në takimin e rradhës të Leximeve Feministe, me 29 janar 2020 u diskutua për Politikën e Seksit të Kate Millett.

Politika e seksit mbetet një nga tekstet më radikale të epistemologjisë feministe të shekullit XX i cili shtron kritika fundamentale mbi forcat e pushtetit të cilat ndërtojnë raportet e sekseve. Përmes një qasje radikale, Millett e bënë një kriitkë të literaturës, shkencave dhe organizimit shoqëror i cili është i ndërtuar mbi premisa të pushtetit dhe patriarkalitetit. Duke e perceptuar politikën si thëllësisht të gjinizuar, Millett tregon se si pushteti operon në raportet seksuale, duke argumentuar që që raporti mes seksesve është një çështje politike e cila ndërtohet mbi dominim.

Me një qasje kritike, Millett e observon fazën e parë të revolucionit seksual (1830-1930) duke i vlerësuar arritjet e kësaj faze, duke konkluduar se ajo ka dështuar në mposhtjen e rendit patriarkal dhe t’i hedhë poshtë bazat mbi të cilat mirëmbahet ky rend. Dështimi i revolucionit seksual në fazën e parë ka trasuar rrugën për kundërrevolucion, nji seri të lëvizjeve reaksionare të cilat kanë synuar ta rivendosin rendin patriarkal dhe ndarjen tradicionale të roleve. Në një pjesë të madhe, Millett tregon se si Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik kanë kontribuar në zbehjen e kauzave feministe, duke i reduktuar gratë në rolin e tyre rirodhues. Gjithashtu një kritikë i shtrohet edhe autoritetevve të tjera të dijes si religjioni dhe shkencat sociale, me fokus teorinë psiko-analitike të Frojdit, të cilat i kanë legjitimuar rolet tradicionale të sekseve.

Diskutimi mbi librin u zhvillua në amfiteatrin e vogël të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Librin në gjuhën angleze e gjeni të bashkangjitur në vegzën e mëposhtme:

Kate Millett – Sexual Politics (1970)

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Politika e solidaritetit dhe emancipimi shoqëror
    Politika e solidaritetit dhe emancipimi shoqëror
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
  • Lexime feministe: Origjina e familjes, pronës private dhe shtetit
    Lexime feministe: Origjina e familjes, pronës…
  • <strong>Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej</strong>
    Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb