Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Lexime Feministe: Seksi i dytë

Postuar me 23/10/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Në javën e tretë të tetorit, Kolektivi diskutoi “Seksin e Dytë” të Simone de Beauvoir, filozofe, feministe dhe aktiviste e shquar e shekullit XX, pikëpamjet radikale e së cilës trasuan rrugën për lindjen e valës së dytë të feminizmit.

Teza kryesore e “Seksit të dytë” thotë se burrat i shtypin fundamentalisht gratë duke i lënë ato në një pozitë dytësore dhe të shtypur. Burri okupon rolin e vetes apo subjektit, gruaja është objekti, Tjetra. Ai është esencial, absolut dhe transcendent, ajo është joesenciale, e pakompletuar dhe e gjymtuar. Sipas De Beauvoir, teksa burri imponon vullnetin e tij në botë, gruaja është e dënuar me imanencë dhe përmbushje të “feminitetit të përhershëm”.

Përgjatë dy vëllimeve të veprës: ‘Fakte dhe Mite” dhe “Përvoja e jetuar”, De Beauvoir e trajton pozitën e nënshtruar duke i shqyrtuar disa nga diciplinat kyce si: biologjia, psikoanaliza dhe materializmi historik dijet e së cilave kanë prodhuar spekulime që i kanë shtypur gratë. Gjithashtu, përmes përshkrimit të jetës në “përvojën e jetuar”, ajo identifikon shkaqet e shtypjes së grave dhe demaskimin e mijëra kufizimeve që e rrethojnë gruan dhe e zhveshin atë nga aftësia për të arritur lirinë.

Filozofia feministe e de Beauvoir, e ndërtuar mbi frymën eksiztencialiste e sheh “feminitetin” e grave si krijesë shoqërore. Sipas saj, gratë nuk janë për nga natyra gjini inferiore por është procesi socializues që i bënë të tilla, duke deklaruar që “nuk lindesh grua por bëhesh e tillë”.

Diskutimi u mbajtë në bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Librin në gjuhën angleze e gjeni të bashkangjitur në linkun e mëposhtëm:

Simone de Beauvoir – The Second Sex Book (1949)

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Lexime feministe: Politika e seksit
    Lexime feministe: Politika e seksit
  • Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
    Lexime feministe: Gratë, raca dhe klasa
  • <strong>Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej</strong>
    Lexime feministe: Kapitalizmi dhe identiteti gej
  • <strong>Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare</strong>
    Lexime feministe: Teoria si praktikë çlirimtare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb