Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit

Postuar me 14/11/201921/03/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Me 15 nëntor 2019, Kolektivi mbajti diskutimin me Vjollca Krasniqin, Nerina Gurin dhe Mirishahe Sylën mbi: Organizimin gjinor të punës dhe kufijtë e neoliberalizmit.

Diskutimi u fokusua tek puna e gjinizuar dhe pasojat që ka prodhuar në pjesëmarrjen gjinore në punë dhe pozitën shoqërore të gjinive brenda privates dhe publikes. Përmes dekonstruktimit të ekonomizimit të punës, u shqyrtua shtypja sistematike e grave përmes krijimit të dikotomisë private-publike dhe reduktimin e privates në duart e grave e cila në kapitalizëm mbetet e papaguar.

Përmes parashtrimit të pozicioneve feministe karshi punës, u shqyrtuan kritikat rreth organizimit të saj dhe tentativat neoliberale si përgjigje për avancimin e barazisë gjinore dhe drejtsisë gjinore. Duke i konsideruar teoritë e ekonomisë feministe, feminizmit marksist, socialist dhe atë të ndërthurjes, folëset treguan për kufizimet e neoliberalizmit që shihet si një qasje e dëmshme për idealet feministe. Dështimi i neoliberalizmit për njohjen e strukturave socio-ekonomike që në thelb janë të padrejta, të pabarabrta dhe të ndërtuara mbi parimet e meritokracisë, konkurrencës dhe neutralitetit të pretenduar e pamundësojnë arritjen e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore në kushtet neoliberale duke e shndërruar konceptin e barazisë gjinore në mjet për mirëmbajtjen e këtyre strukturave të pabarabarta. Gjithashtu kritikat feministe, sipas folësve, e hedhin poshtë mundësinë e ekzistencës së tregut të lirë mbi të cilën operon ideologjia neoliberale, duke e sfiduar konceptin e “zgjedhjes së lirë dhe racionale” në një sistem kapitalist që rezulton shtypës për grupe të caktuara identitare që si pasojë e strukturave gjenden në pozita të paprivilegjuara dhe nuk përfitojnë nga masat “afirmative” neoliberale.

Duke e konsideruar përvojën e Kosovës, u theksua nevoja për rimendimin e feminizmit(ave) në Kosovë dhe ridefinimin e formave të luftimit të patriarkalizmit dhe produkteve të saj në mënyrë që të arrihet barazia gjinore dhe drejtësia shoqërore. Kjo, sipas panelisteve, është e mundur kur aplikohet njohja dhe rishpërndarja si mjete për garantimin e një avancimi gjinor më përmbajtësor në të cilat insiston Nancy Fraser. Një feminizëm ndërthurës dhe një feminizëm për 99% u prezantuan si alternativa për çlirim nga intervenimet neoliberale dhe arritjen e revolucionit gjinor dhe klasor.

Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Organizimi gjinor i punës: Kufijtë e neoliberalizmit - 15 nëntor 2019
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Organizimi sindikal në Shqipëri
    Organizimi sindikal në Shqipëri
  • <strong>Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë</strong>
    Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb