Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

PEDOFILËT -ABUZUES SEKSUALË- NË BURG!

Postuar me 28/04/202223/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Lajmet e fundit që zbulojnë një mësimdhënës pedofil, përveç tronditëse, po tregojnë çdo herë që dhuna ndaj vajzave e grave është duke ndodhur kudo e kurdo. Ky rast, sikundër rastet tjera të abuzimeve seksuale ndaj vajzave e grave janë alarm për sigurinë e tyre. Ky nuk është veç rast i pedofilisë por dhunë sistematike ndaj vajzave e grave që sillet rreth seksualizimit të trupit femëror. Ky është krim. Krim i cili nuk është i izoluar por paraqet rrezik të vazhdueshëm për secilën vajzë e grua në Kosovë.

 
Grafitet e shkruara sonte në mure shkollash e hapësira tjera publike në Prizren shprehin revoltën tonë ndaj cenueshmërisë së vajzave dhe grave dhe kulturës së amnistimit të dhunës me bazë gjinore. Dhuna ndaj vajzave e grave në shkolla, familje, punë e rrugë nuk është incident periferik, është sinjal i një sistemi të kalbur i cili mbahet përmes dhunës së gjinizuar.
 
Nga Prizreni ne thërrasim për reagim kolektiv ndaj dhunës me bazë gjinore, ndëshkim për kriminelët e solidaritet me të gjitha vajzat e gratë. Nga këtu ne insistojmë se siguria e liria e asnjërës prej nesh nuk ka kuptim pa lirinë e gjithësecilës prej nesh.
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
    Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb