Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Protestë te Këshilli Prokurorial

Postuar me 05/09/202225/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Edhe sot vazhduam protestën tonë dhe zaptuam dyert e Këshillit Prokurorial. Të revoltuara nga papërgjegjësia institucionale që po bëhet mbi trupin e grave, ne kërkuam llogari e hapa konkretë nga Qeveria dhe KPK. U bëmë bashkë për të treguar haptazi rezistencën dhe organizimin tonë në luftë ndaj dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.
 
Ne edhe një herë kërkuam:
 
1. Legalizimin e përdorimit dhe shpërndarjen e gazit irritues për vetëmbrojtje (pepper spray);
2. Shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin e përdhunimit të së miturës;
3. Krijimi i një njësiti të specializuar për dhunë seksuale në Polici;
4. Siguri, drejtësi dhe rehabilitim për të mbijetuarat e dhunës seksuale, përfshirë këtu këshillimin psikologjik të vazhdueshëm të të miturës 11 vjeçare të ofruar nga shteti;
5. Futjen e lëndës së edukatës seksuale në shkolla përfshirë këtu edhe qendrat e korrektuese. Edukimi mbi seksualitetin dhe integritetin fizik është qenësor në të kuptuarit e drejt të konceptit të dhënjes së pëlqimit si parakusht i krijimit të çdo marrëdhënieje seksuale.
6. Minstri i Financave, Transfereve dhe Punës, Hekuran Murati të krijojë komision hetues ndaj Qendrës për Punë sociale për përdhunimin e të miturës i cili zhvillon punimet publikisht dhe publikon konkluzionet dhe rekomandimet e tij;
7. Këshillit Prokurorial të Kosovës t’i propozojë presidentes shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Kujtim Munishi.
 
Mbi këto kërkesa dhe insistimin tonë për të jetuar lirshem dhe pa frikë nga dhuna, ne përsëritëm bashkë se rezistenca jonë kolektive do të vazhdojë. Deri sa të ndihemi të sigurta kudo e kurdo
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Aksion te Këshilli Prokurorial i Kosovës
    Aksion te Këshilli Prokurorial i Kosovës
  • Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
    Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
  • Protestë: Siguri për vajzat në shkollë
    Protestë: Siguri për vajzat në shkollë
  • Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
    Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb