Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE

Postuar me 01/12/202226/12/2022 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Sot u mblodhëm prapë në shesh dhe bllokuam rrugët e qendrës së Prishtinës për të kundërshtuar femicidin dhe alarmuar që vajzat e gratë anembanë Kosovës janë në rrezik.
 
Mes parullave, thirrjeve dhe zjarrit bërtitëm mllefin dhe dhimbjen për vrasjen e Hamide Magashit dhe fëmijës së saj të palindur nga vrasësi Sokol Haliti dje në oborrin e QKUK-së. Përsëritëm që kjo vrasje makabre, e dyta me rradhë për më pak se një javë, nuk u bë veç nga dora e vrasësit. Hamidja u vra nga Sokoli dhe nga shteti i cili po i lë gratë pa siguri e pa mbrojtje edhe kur ato marrin guximin ta kërkojnë ate. E ndjera ishte nën urdhër mbrojtjeje nga vrasësi i saj në momentin kur ajo u qëllua. Pra, shteti ishte i paralajmëruar që në gusht të këtij viti që ajo mund të vritej por prapë e lejoi atë.
 
Vrasja e Hamides, sikurse e grave të tjera të vrara nga burrat në Kosovë ka qenë e parandalueshme. Sikur shteti ta merrte seriozisht jetën e grave, t’iu besonte e ta trajtonte si jetë njeriu, ajo do të ishte gjallë sot, bashkë me fëmiun e saj.
 
Vrasja e djeshme është femicid. Është vrasje e cila po alarmon që kjo shoqëri e ky shtet po mbahet mbi trupin e gjakun e grave. Gratë po vriten veç pse ato janë gra. Ato po vriten sepse ky sistem ende vazhdon t’i mësojë burrat që gratë janë pronë e tyre. Që ato janë nën burrat. Këtë po ua konfirmon çdo ditë shteti që i sheh gratë para së gjithash si dytësore në shoqëri.
 
Sot çdo grua e vajzë në Kosovë jeton në ankth e frikë që një ditë do i vije rradha edhe asaj. Sot ne jemi të tmerruara nga lajmet e përditshme që tregojnë që dhuna ndaj grave dhe vajzave është pandemike. Çdo ditë dëgjojmë rrëfime e raportime të vajzave e grave për ngacmime, përdhunime, dhunë fizike, ekonomike e emocionale. E këto rrëfime e kanë një emërues të përbashkët: janë burrat ata që po i dhunojnë e vrasin gratë dhe vajzat veç pse janë gra. Burra që janë mësuar nga ky shtet e nga kjo shoqëri të mendojnë se i takon jeta e trupi i grave.
 
Vrasjet e fundit dhe dhuna e përditshme që po e përjetojnë gratë po na tregojnë fare mirë që ky shtet nuk është me ne. Ky shtet nuk po na mbron dhe që ne gratë e kemi veç njëra-tjetrën. Andaj, ne në protestë dhe tash thërrasim në organizim, solidaritet e rezistencë në çdo qoshe të Kosovës, në familje, lagje, katune, qytete, shkolla, spitale, rrugë e sheshe.
 
Thërrasim në organizim dhe kërkojmë nga shteti dhe shoqëria që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare. Siguria e grave të trajtohet si aspekt i sigurisë publike. Shteti dhe shoqëria të qëndrojnë me gratë e të mos lejojmë që dhuna dhe vrasjet e grave të kalojnë në çështje numrash.
 
Ky shtet e kjo shoqëri nuk mund të qëndrojë qetë përderisa jeta e grave është në rrezik të vazhdueshëm. Përderisa vajzat e gratë çohen e flenë me frikë, nuk mund të ketë qetësi.
 
Ne kërkojmë nga kjo Qeveri:
 
Dorëheqje të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
 
Strehim social për të mbijetuarat e dhunës në familje
 
Mbështetje financiare për të mbijetuarat e dhunës në familje
 
Nga Policia:Shkarkim të zyrtarëve përgjegjës në Policinë e Kosovës për rastin e udhërit të mbrojtjes për Hamiden
 
E nga të gjitha e të gjithë ju kërkojmë solidaritet dhe organizim që asnjë grua më në Kosovë të mos jetojë nën frikë e dhunë!
Shpërndaje

Lexo edhe:

  • PROTESTË: VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË KOMBËTARE!
    PROTESTË: VRASJET E GRAVE TË TRAJTOHEN SI URGJENCË…
  • Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
    Bisedë feministe: Pandemia nga perspektiva feministe
  • Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
    Protestë: Kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave
  • Protestë: Drejtësi për gratë e vrara
    Protestë: Drejtësi për gratë e vrara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb