Skip to content
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Menu
  • Ballina
  • Aksione
  • Leximet feministe
    • Grupi i leximit
    • Artikuj feministë
  • Shtjellime feministe
    • Diskutime
    • Biseda
    • Ligjërata
  • Video përkthime
  • Për ne
Menu

Punëtore e punëtorë, organizohuni

Postuar me 08/04/202116/04/2021 by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Punëtorja e punëtori janë mbajtëset/it e ekonomisë dhe jetës, jo pronarët. Është puna e paguar e ajo e papaguar që e mbanë shoqërinë, prodhon të mirat materiale e forcën punëtore, të cilat padrejtësisht plaçkiten nga pronarët e pasur, me ndërmjetësim nga shteti patriarkalo-kapitalist. Ajo çka u mbetet punëtorëve/eve, në rastin më të mirë janë pagat, si kompensim i dobët për këtë punë.

Sot, ndonëse barra kryesore e organizimit të jetës, ekonomisë e politikës është mbi supet e punëtores e punëtorit, ato/a vazhdojnë të dehumanizohen nga puna në kushte shtypëse. Ato/a vazhdojnë të kenë statusin më të dobët shoqëror, të keqpaguhen, të ngacmohen e shantazhohen në vendin e tyre të punës, të lëndohen e vriten për shkak të kushteve të këqija në punë. E gjithë kjo për t’ua rritur edhe më tej pasurinë pronarëve.

Patriarkati kapitalist, si sistem që e ushqen vetën nga shfrytëzimi i të dobëtave/ëve, rëndon ndryshe tek gratë, gratë e burrat me ngjyrë e personat LGBTI+ e personat me aftësi të kufizuara. Në këtë sistem, gratë, të cilat në pjesën dërrmuese sigurojnë vazhdueshmërinë e jetës, prodhojnë forcën punëtore e kryejnë punët e papaguara të shtëpisë, mbesin kryesisht jashtë tregut formal të punës, me një përqindje prej 13% prej tyre që janë punësuar në vende pune ku edhe paguhen pak e ngacmohen seksualisht. Personat e komuniteteve etnike jo-shumicë dhe LGBTI+, vështirë absorbohen nga tregu i punës duke mbetur të varur dhe dukshëm më lehtë të dhunueshëm në shoqëri.

Kjo gjendje veç sa është rënduar me përhapjen e pandemisë Covid në Kosovë përballë një qeverisje neoliberale e cila tregton jetën e mirëqenien me përfitimet e të pasurve. Sipas vlerësimeve të para, llogaritet që rreth 40,000 punëtorë/e e kanë humbur vendin e punës, duke e thelluar kështu edhe më tej krizën dhe varfërinë tek klasa punëtore. Përveç të tjerë janë keq-paguar, keq-trajtuar e stër-përdorur në vendin e punës.
Përkundër kësaj gjendjeje, sistemi vazhdon t’i mbajë të përçarë punëtorët e punëtoret duke i lënë të pa-organizuar/a, në grackën e pafuqisë dhe mungesës së solidaritetit. Kjo për t’i shtypur më lehtë duke i shantazhuar me bukë goje.

Përgjatë prillit, ne kthejmë sytë nga klasa punëtore dhe insistojmë që shpresa dhe potenciali për përmirësimin e gjendjes qëndron tek vetë klasa punëtore. Andaj, thërrasim punëtorë/e me apo pa kontratë pune, të organizohemi në sindikata e grupe solidariteti, për ta jetësuar të drejtën për punë, për organizim të drejtë gjinor dhe jetë të dinjtetshme, të lirë nga varfëria dhe shtrëngimi i të pasurve.

Andaj, të organizohemi!

Shpërndaje

Lexo edhe:

  • Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
    Protestë: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes
  • Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën punëtore
    Kandidatura e Elton Debreshit, një fitore për kauzën…
  • Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
    Diskutim: Urgjenca e organizimit të klasës punëtore
  • <strong>Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë</strong>
    Gjendja punëtore dhe organizimi sindikal në Kosovë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të fundit

  • Protestë: MBROTJTJE PËR VAJZAT DHE GRATË
  • Vdekje Patriarkatit – Liri Grave!
  • PROTESTË: VRASJA E GRAVE NGA BURRAT TË TRAJTOHET SI URGJENCË KOMBËTARE
  • Lexime feministe: Maskuliniteti hegjemonik
  • Aksion në Ferizaj: DHUNA NDAJ GRAVE ËSHTË KRIM

Faqja në Facebook

Facebook Pagelike Widget

Thirrje për artikuj

Hapësira virtuale e Kolektivit fton për kontribute feministe të vazhdueshme.

Për publikim të artikujve, na shkruani në emailin: kolektivifeminist@gmail.com

©2023 Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist | Built using WordPress and Responsive Blogily theme by Superb